“Rama dhe rrangallat e korrupsionit kanë një hall të përbashkët: drejtësinë” – Basha: Mbështesim pa kushte SPAK! Me Njësinë e Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, do t’ua kthejmë familjeve shqiptare

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në intervistën për emisionin “PROSPEROUS” i drejtuar nga administratori i Konfindustrias Gjergj Buxhuku, theksoi angazhimin e koalicionit për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe të zhvilluar për Shqipërinë.

Basha tha se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe si një njollë të zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke shtuar se ky fenomen e ka bërë ekonominë të kontrollohet nga një grusht individësh dhe që, për më tepër, ka dëmtuar bizneset e vogla dhe profesionistët.

“Në momentin që drejtësia fillon e bën punën e saj, problemi i tranzicionit politik kthehet në një problem të mpreht personal për drejtues të cilët kanë abuzuar kaq gjatë dhe kaq thellë me pushtetin. Thënë ndryshe, për zotin Rama kjo nuk është thjesht çështje e daljes në opozitë, apo e dorëzimit paqësor të pushtetit. Është çështje e llogaridhënies para drejtësisë. Ajo që e bashkon zotin Rama, për fat të keq me zotin Berisha dhe me zotin Meta dhe natyrisht vartësist e tij në burg tek 313 apo gjetkë, është pikërisht halli se si do të përballen me drejtësinë dhe se si mund ta shmangin këtë përballje. Dhe kjo është ndarja me thikë, bardh e zi që ne Koalicioni Euroatlantik kemi me Edi Ramën dhe PS në pushtet, por sigurisht edhe me këta të tjerët sepse ne i japim mbështetje pa kushte SPAK për t’i shkuar deri në fund betejës që i jep fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Sepse pa këtë nuk ka barazi para ligjit. Dhe pa barazi para ligjit, as që mund të mendohet një ekonomi e zhvilluar dhe një e ardhme e sigurt për shqiptarët. Korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, është njolla e zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Përfshirë atë që është sjellja gjoja sikur jemi në një treg të lirë, por jemi në treg tërrësisht të kontrolluar, siç ajo thënia “ka njerëz që punojnë, ka njerëz që bëjnë para”. Ata që punojnë, punojnë për të mabjtur kur thonë familjet e tyre, duke filluar nga profesionistët apo nga biznesi i vogël., për të mbajtur në këmbë një sipërmarrje që ka 20 apo 30 vite në treg dhe tan i gjendet në breshëri produkti të tërësishëm i dështimeve dhe korrupsionit të qeverisë. Ndërkohë që të tjerë pa meritë janë ata që xhestojnë financat, duke filluar si përfituesit kryeor të financave publike dhe përfituesit kryesor të monopoleve shtetërore që nga lejet e zhvillimit, tek lejet e shfrytëzimit. Pra jemi në kushetet e një megamonopoli qeveritar që e trajton operatorin ekonomik si klient të vetin, ose si të njerkës” – u shpreh ai.

Basha nënvizoi se një nga objektivat kryesore të Koalicionit Euroatlantik është forcimi i SPAK dhe mbështetja e tij për të luftuar korrupsionin deri në fund, për të siguruar barazi para ligjit. Ai tha se pas 12 vitesh të qeverisjes aktuale, ka një nevojë urgjente për një reformë të thellë që të çlirojë ekonominë dhe të garantojë një konkurrencë të ndershme.

Basha foli për masat konkrete për ta realizuar këtë, që prej një viti ia ka depozituar në në Kuvend siç janë paketa për mbështetje të SPAK, duke kërkuar më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore për të luftuar korrupsionin. Vetingu i politikanëve dhe heqjen e imunitetit për ata që janë të përfshirë në korrupsion. Si masë shtesë, ai tha se është themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

“Për t’i dhënë fund kësaj, kryesore në planin tonë është aspekti i luftës kundër korrupsionit. Dhe këtu ne kemi folur edhe para zgjedhjeve me vepra, jo me fjalë. Ne kemi çuar në Kuvend paketën tonë të ardhjes në ndihmë të SPAK, sipas kërkesave të tij më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Kemi çuar në Parlament vetingun e piolitikanëve, sepse shqiptarët e dinë që shumica e politikanëve janë aty për t’i shërbyer interesave të ngushta personale. Heqjen e imunitetit për parlamentarët, sepse Arben ahmetaj iu dha dy javë kohë të largohej nga vendi pasi u futën në procedurat e heqjes së imunitetit. Themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura shqiptarëve, taksa paguesve. I kanë disa në Shqipëri, disa jashtë Shqipërisë. Ka përvoja të mira se si gjurmohen, sekuestrohen, konfiskohen dhe rikthehen këto asete në shërbim të publikut shqiptar, në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Këto janë masa represive. Sigurisht propozojmë dhe një sërë masash të tjera që kanë për qëllim ta çlirojnë ekonominë nga disa prej instrumenteve jo vetëm korruptive, por dhe kontriolluese që qeveria aktuale dhe kryeministri aktual kanë vënë në funksion për të drejtuar kontrollin e financave publike” – tha më tej Basha.

Exit mobile version