Rama faktorizon Berishën, Berisha amniston Ramës, në emër të këtij pazari pengohet grupi parlamentar i PD

Nga Sidi Hasanaj

Nëse në Kuvend do kishte sadopak sinqeritet dhe seriozitet, që është minimumi që i detyrohen votuesve:

Rithemelimi me deputetët e tyre, do i drejtoheshin Kjykatës Kushtetuese për mos pranimin e mazhorancës për kërkesat e komisioneve parlamentare.

Kanë 1 muaj që bëjnë sherr primitiv, do kishin shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe do kishin marrë zgjidhje të këtyre kërkesave, në formë që të gjitha palët të ishin të detyruar t’i zbatonim, nuk do ekzistonte më si çështje.

Së dyti, Rama nuk do mbante gjallë në mënyrë artificiale konfliktin se kush është grupi parlamentarë i PD.

Logjika, më pas e frymëzuar në kushtetutë dhe ligj, na thotë që janë deputetët e partisë dhe jo partia e deputetëve.

Është partia themeli ligjor ku më pas formësohen grupet parlamentare, dhe jo deputetët që caktojnë se kush është partia.

Është handikap logjik ky, që Rama përpiqet ta përdorë për të mbajtur me oksigjen Berishën.

Por për t’u treguar faktor destabiliteti, në mënyrë që të intimidojë drejtësinë (tentavi e kotë), Berishës i duhen këto shfaqje dhune, ashtu si Ramës për të amnistuar vjedhjet dhe korrupsionin, figurat e zeza të korrupsionit qeveritar 10-vjeçar të tij, i duhen si opozitë disa figura edhe më të zeza që janë disa në burg, disa në detyrim paraqitje e nongrata nga Perëndimi.

Berisha ka gjetur Ramën që i intereson ta faktorizojë, e Rama ka gjetur Berishën që e amniston për gjithë vjedhjet e tijë.

Mendojnë se do e bëjnë në kurriz të alternativës së tyre, anti-tezës së tyre, anti-helmit të modelit korruptiv që emëtojnë, të Partisë Demokratike, por, në fakt, shëmtia e të dyve (Ramës e Berishës) sa po i jep shkëlqim PD-së!

Exit mobile version