Aksion kriminal për blerje votash

Rilindja dhe falangat e saj kanë filluar sërish blerjen e votës, sidomos në zonat periferike të qyteteve. Burime nga qytete të ndryshme të vendit thanë për “RD” se, duke filluar që nga dita e shtunë është vënë re një intensifikim dhe masivitet i blerjes së votës nga ana e militantëve socialistë. Target janë bërë shtresat me të ardhura të pakta. Fenomeni është i dukshëm në Bregun e Lumit në Tiranë, në të gjithë Qarkun e Elbasanit, sidomos zona e Dumresë apo dhe Librazhdit, Cërrikut e Peqinit, në Durrës kryesisht tek pjesa e Kënetës e kështu me radhë. Informacionet paraprake, bëjnë me dije se për të shmangur çdo lloj dyshimi blerja po bëhet në monedhën vendase. Paratë e drogës apo koncesioneve po hidhen në fushatë me shumicë për blerje vote, një paralajmërim që e kanë dhënë dhe institucionet ndërkombëtare. Mjafton të përmendim fushatën luksoze të Arben Ahmetajt në Kavajë, i cili prej kohësh përflitet në këtë qytet për shumat e mëdha të parave që paguan në lokalet e fshatrave përreth, të cilët ofrojnë falas për të gjithë frekuentuesit për të ngrënë e për të pirë me javë të tëra.

Si funksionon

Në ndryshim me vitet 2013 dhe 2015 kur gjithçka bëhej hapur dhe në mes të ditës, këtë herë çdo gjë fillon pas orës 11 të natës, për t’ju shmangur kështu syve kureshtarë. Takimi paraprak mund të jetë lënë në telefon përgjatë orëve të mbasdites nga një person që e njeh mirë zonën ose lagjen dhe më pas rilindasit hidhen në aksion. Personi që i ka telefonuar është dhe ai që shpërndan paratë. Nuk mban sasi të mëdha, por aq sa i duhen për të mbyllur pazarin e radhës. Shuma varion në bazë të kërkesave që ka i zoti i shtëpisë. Natyrisht piketohen familjet me shumë anëtarë, që kanë dhe më shumë vota, si fazë e parë dhe më pas mendohet si do të veprohet me të tjerët. Ata që nuk pranojnë të votojnë për Partinë Socialiste u mbahen dokumentet e identifikimit, me qëllim që mos dalin fare të votojnë, me premtimin se do u kthehen pas datës 25 qershor. Pjesë e premtimeve janë dhe punësimet në administratë, sidomos tani që sipas tyre nuk do të jenë as aleatët tradicionalë të PS-së. Është një lloj skeme që është disi e vështirë dhe për t’u kapur nga policia, pasi garancitë nga të zotët e shtëpisë janë marrë, përpara se të zhvillohet takimi dhe personi që dorëzon shumat monetare ka të ngjarë të ndryshohet shpesh. Por jo në pak raste dhe vetë policia, e cila në qarqe vazhdon të drejtohet nga të emëruerit e Xhafës dhe Tahirit, është në dijeni të këtyre veprimeve, por nuk vepron. Natyrisht këta që bëjnë këto punë kanë marrë garancinë se në çdo rast nuk do i hyjë gjemb në këmbë.

Metoda e blerjes së votave

Është bërë e njohur tashmë metoda e blerjes së votës, kur PS dhe falangat e saj bëjnë një fushatë korrekte deri në ditën e 20-të të fushatës, duke u përqendruar më shumë tek premtimet për punësime në administratë apo pagesat e tavolinave nëpër lokale. Pas 20 ditëve fillojnë sulmin duke paguar me para cash. Kjo sepse ditët e para i druhen ndonjë “besëthyerjeje” deri ditën e zgjedhjeve nga ata që kanë marrë paratë. Duket se pavarësisht ndryshimeve të ligjit, garancia që jepet nga pushteti është se atyre nuk do i hyjë gjemb në këmbë. Por jo vetëm kaq! Personat që janë rekrutuar për këtë qëllim janë individë me rekorde kriminale, trafikantë apo shpërndarës droge, për të cilët shpërndarja e parave në fushatë është gjëja më e lehtë që mund të bëjnë. Nga ana tjetër dhe vetë lufta që po bëhet mes LSI dhe PS bëhet pikërisht për shkak të zonave të influencës. Rilindasit i druhen një rrjedhje të votave drejt kësaj force politike, e cila njihet për marifetet e saj, kryesisht në bastionet e së majtës.

Armand MAHO

Exit mobile version