Kryeministri Rama ka qënë në gjendje të rëndë teksa udhëtonte me avion ditën e djeshme për shkak të drogës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-Kryeministri Berisha ka postuar një foto të Edi Ramës, i cili duket nën efektin e drogës.
“Overdozë! Fotografi dixhital dërgon një foto të Noriegës!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij”, shkruan Berisha.
“Ja dje ndaloi avioni në Lubjanë, ky nuk çohej dot nga overdoza deri sa e nxorën perkrahësh”, shkruan qytetari që e ka fotografuar Ramën në avion.
Nuk është rasti i parë që Rama bëhet problem në public për shkak të thithjes së kokainës. Para disa ditësh ai përfundoi ën një spital privat në orët e vona të natës për shkak se kishte marrë më shumë se çduhet “mall”.
Po ashtu në mjaft raste ai është shfaqur në një gjendje të mjerueshme edhe në mbledghjet e partisë së tij. Para disa ditësh teksa fliste në Asamblenë e partisë së tij, i rrethuar nga ushtarët besnikë, ministra e drejtorë e shikonin kryeministrin të përgjumur në fjalimin e tij zvarritës kur hidhej nga njëra degë në tjetrën. Në gjendje të rëndë nga droga e konsumuar fjala e tij ngjasonte me njeriun që dorëzohet dhe si jo zakonisht vetëm një herë të vetme përmendi fjalën “mandat i dytë”. Gjendja e rënduar psikologjike u pa dhe në një takim me pensionistët para disa kohësh.