Torturat e policisë të hetuesit të diktaturës, Xhafaj vrasin një tjetër qytetar

Pas të riut të vrarë në qelitë e komisariatit të Korçës, një tjetër viktimë nga torturat e policisë në Shkodër.
Babai tha se e kishin dhunuar në Polici dhe e kishin detyruar e bere presion të pranonte vjedhjen”.
Me lot në sy, Romina Kallami, e bija e 47 vjecarit Ardian Kallami që u vetëvar dje në Vaun e Dejës ka treguar bisedën e fundit me të atin.
Ai i kishte thënë se do të bënte vetëgjyqësi, pasi ishte thirrur disa herë në Komisariat për tu marrë në pyetje për një vjedhje pranë shtëpisë së tij që policia dyshonte se e kishte kryer ai.
Familja Kallami në Barbullush të Shkodres vijon të kërkojë drejtësi për 47 vjeçarin Ardian Kallami, i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Në një prononcim për mediat, e bija e Ardianit kerkon drejtesi per babain.
“Të zbardhet e vërteta, pasi babai u dhunua në polici” thotë Romina Kallami.
Familjarët pretendojnë për dhunë psikologjike e fizike nga policia.
Mbi këto akuza Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim.
Burimet bëjnë me dije se viktima kishte regjistruar veten në momentin e shoqërimit në komisariatin e policise, pasi akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Barbullush.
Videoja që ndodhej në celularin e tij është sekuestruar tashmë nga prokuroria e cila ka nisur hetimet për këtë rast.

Sipas dëshmive edhe të familjareve, por edhe nga të njëjtat burime në organin e akuzës, në video dëgjohet zëri i 47 vjeçarit që i drejtohet policëve që e shoqëronin me fjalët: ‘Nuk kam bërë asgjë, jam i pafajshëm, më lini rehat në punët e mia’.
Megjithatë ekspertiza mjeko- ligjore e kryer në spitalin e Shkodres ka dalë në përfundim se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë fizike.
SHÇBA po heton duke nisur nga hyrje-daljet në komisariat dhe të gjitha veprimet e tjera të grupit hetimor, si dhe autenticitetin e letres së shkruar, ku ai thuhej se merr përsipër përgjegjësitë për vjedhjen e ndodhur.
Kjo pasi familjarët e tij deklaruan për mediat se ai nuk dinte as shkrim dhe as lexim, prandaj kishin dyshime se policia e ka manipuluar të afërmin e tyre.
Ardian Kallami u shoqërua të shtunën nga policia, me dyshimin e grabitjes së një banese në Vaun e Dejës, por më pas u lirua, ndërsa të hënën u thirr sërish duke u marrë disa orë në pyetje.
Pas daljes nga komisariati ai u gjet i vetëvarur në banese.

Exit mobile version