Rama lëshon zagarët/ I njëjti person që kërcënoi kreun e KQZ kërcënon edhe profesorin Aurel Plasari

Profesori dhe studiuesi i njohur, Aurel Plasari ka denoncuar sot kërcënimin që i është bërë me mesazh nga i njëjti person që kanosi me jetë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familjen e tij.

Plasari ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, me emrin “Emiljano Pjetri”, i cili i shkruan në faqen e tij të FacebookL: “Sa vajza ke”.

Plasari thekson se nuk ka dashur ta bëj publike këtë kërcënim, por sipas tij duke parë se me çfarë fryme u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, po e publikon për të mbrojtur vetën e tij dhe familjen.

Statusi i Plasarit

KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.

auto aurelllll1562340130

Exit mobile version