Pse Fatos Nano ose burri i Xhoit vendosi të rreshtohet si ushtar!

E njihni Fatos Nanon? Eshtë ai që dikur ka qenë Kryetar i PS dhe Kryeministër. Ai që thoshte se PS është bërë me Ramën një gru një gra. Tani ka ndryshuar. Ai tha të dielën e votimeve se ka vendosur të rreshtohet hapur, ashtu si ushtar i bindur i një ushtrie të vdekur që me 30 Qershor ishte vetëm 12% e popullisë.

Po pse Nano vendosi të dalë publikisht sepse ai edhe mund të votonte dhe kamerat të mos ishin aty ku ai votoi? Arsyeja nuk është politike. Ka nga ata që thonin se Rama e ka gënjyer prapë Tosin me Presidencën. Jo nuk është aspak e vërtetë. Tosi nuk do të bëhet kurrë në këtë jetë President, por po e përdorin tani si burri i Xhoit. Eshtë Xhoi që e nxjerr Tosin ku t’i teket asaj për interesat e biznesit të ri të ndërtimit që ka nisur.

Foto e mëripërme është një kompleks rezidencial me emrin “Xhoy” që Xhoana po ndërton pas qendrës tregtare TEG. Natyrisht me paratë e burrit që ka qenë dikur Kryeministër dhe me lejet e regjimit që e ka detyruar Xhoanën të rreshtojë burrin e vet si një ushtar, që për më tepër kishte harruar edhe të artikulonte, dhe vetëm belbëzonte para mediave.

Reagimi i burrit të Xhoi pas votimit
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, me bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet.
Nano ka shpjeguar në një intervistë për “Dritare.net” pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë, duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. “E njoh mire këtë lloj “opozite”,- u shpreh Nano ndër të tjera.

Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?
Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?
Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë…
Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Një mesazh për opozitën…
Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!

Arben SHAHINI

Exit mobile version