Lulzim BASHA
Edi Rama nuk ua hedh dot më shqiptarëve. Plehrat e nxoren para qytetareve zbuluar: gënjeshtar, hipokrit, pa asnjë skrupull. Për pushtet dhe para bën gjithcka: nga aleanca e drogës, tek aleanca e plehrave. Tashmë këtë e dinë edhe mbështetësit e tij më të zjarrtë.
Pasi e mbushi Shqipërinë me drogë dhe pasi është dorëzuar kokë e këmbë tek krimi dhe droga, tani zgjidhjen njësoj si për plehrat e kërkon tek gënjeshtra dhe mashtrimi.
Sot Kryeministri hodhi në qarkullim një videografik të gatuar në studiot e mashtrimit qeveritar, për t’u mbushur mëndjen njerëzve se drogën nuk e ka sjellë ai po e gjeti mes nesh.
Videografiku është një mashtrim i pastër. Pretendimet e tij janë sajesa të Edi Ramës.
Videomashtrimi, nuk mund të fshehë dot Shqipërinë e pushtuar nga droga që nga rrethinat e Tiranës dhe Rinasi deri në Lumin e Vlorës, pyjet e Kolonjës, pllajat e vendlindjes së Tahirit, deri në Dibër e në Malësinë e Madhe.
Videomashtrimi nuk mund të mbulojë dot as faktin që tani e dinë të gjithë: droga po lulëzon kudo me lejen dhe mbrojtjen e Edi Ramës; droga po lulëzon se Edi Rama nuk ka dashur të kapë asnjë trafikant, por është marrë me ca fakirë fukarenj, ndërkohë që kokat e trafikut si Habilajt dhe Klement Balili me shokë janë të lirë dhe të paprekshëm dhe bosët e drogës si Bushi, Roshi dhe Aga me kompani janë kryetarë bashkish, deputetë dhe krerë të policisë.
Droga në Shqipëri po lulëzon edhe për një arsye tjetër: kryeministri në vend që ta luftojë drogën ka zgjedhur të luftojë opozitën dhe njerëzit.
Edi Rama është tashmë një vegël e bindur në duart e kriminelëve dhe trafikantëve të drogës. Ne emër të tyre, Edi Rama ka tradhtuar popullin e vet dhe po shkatërron të ardhmen e tij. #Shqiperia ne rrezik me Edi Ramën.