Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris ku nga rajoni ynë është ftuar edhe kryeministrja serbe Ana Brnabic.
Por, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk është ftuar.
Në forumin e Parisit do të flasë, krahas liderëve të tjerë botërorë edhe Zv.presidentja amerikane Kamala Harris.
Samiti i Paqes, organizohet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 11 dhe 12 nëntor.
Kujtojmë se nga ana tjetër, Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në SHBA.