Rama nuk tërhiqet nga vjedhja me Unazën e Re. 2.2 kilometra rrugë në këtë segment do të kushtojë jo pak, por plot 17.7 miliardë lekë, ose afro 17 milionë dollarë. Një kilometër rrugë në këtë segment do të kapë shifrën e 8 milionë dollarëve
Kemi të bëjmë me një tjetër supergrabitje që i bëhet taksave të qytetarëve dhe është koha për ta ndalur këtë projekt korruptiv duke u bashkuar me protestuesit e Unazës së Re.
Tenderi për këtë aks rrugor u rihap pas skandalit me kompaninë guackë, DH Albania, në maj 2019 dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte qershori. Loti i parë përfshin aksin nga Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi i Doganës, rreth 2,2 kilometra e gjatë.
Kompanitë “Sallirari” dhe “Bajrami N” me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë (të reja) janë shpallur fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë.
Fillimisht Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i skualifikoi dy kompanitë fituese pasi sipas institucionit kishin mungesa në plotësimin e kritereve. Më 23 gusht kompanitë ankimuan vendimin dhe Komisioni i Prokurimit Publik u dha të drejtë, duke i thënë edhe “Po” për marrjen e tenderit.
Tenderi i tretë radhasi për “Lotin 1” të projektit të Unazës së re u hap më 14 qershor dhe u mbyll më 22 korrik. Në tenderin e dytë asnjë kompani nuk doli fituese pasi nuk përmbushinin kriteret.
Për ta bërë projektin më të thjeshtë, u vendos që të ndryshohej dhe në vend të rrethrrotullimit do të ndërtohet një kryëzim me nënkalime dhe mbikalime.
Në tenderin e parë, kompania “DH Albania” fitoi me ofertën prej 18 milion eurosh por projekti u anulua pasi u zbuluar se firma kishte falsifikuar dokumentat. Si pasojë firma është kallëzuar në prokurori për falsifikim dhe mashtrim, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. “DH ALBANIA” funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaëare në Shtetet e Bashkuara.
Projekti prek edhe shumë banesa e biznese të ndërtuara pranë rrugës, duke bërë që banorët të dalin për në protesta. Prej më shumë se një viti, ata protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre me pretendimin se nuk do të marrin dëmshpërblimin që u takon. I vetmi opsion që u është thënë nga qeveria është pagesa prej një viti e qerasë, kusht që për ta është i papranueshëm.