Rama paditet në Prokurori për kërcënimin ndaj nënkomisarit Nuhu, rrezikon deri 4 vjet burg

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

PD dhe LSI kanë depozituar sot një padi për Edi Ramën në prokurorinë e Tiranës, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhu.
Padinë në prokurori e kanë dorëzuar sot dy krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Pas dorëzimit të kallëzimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho sqaroi këtë kallëzim dhe tha se Rama ka konsumuar tre vepra penale.
“Kanosjet i kishin ardhur nga Rrahman Rraja, i biri dhe familjarë të tyre. Edhe në fillimin e procesit penal kreu i grupit të PS, kreu i bashkisë së Krujës dhe deputet Rraja kanë qenë në komisariat dhe e kishin kërcënuar nënkomisarin. Çuditërisht pas fillimit të hetimeve nga prokuroria, si për ngjarjen në Krujë dhe për kërcënimet ndaj Nuhut, pra dy hetime të filluara nga prokuroria.
Rama në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu duke e quajtur horr të kthyer në hero, që ka penguar jetimi dhe e ka përdorur rastin për të marrë azil politik. Rama i është kanosur komisarit, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe paracaktoi rezultatin e hetimit dhe vendosi se si duhet të ishte, të mbrohej djali i deputetit dhe të poshtërohej dhe dënohej nënkomisari Nuhu”, tha Spaho.
Ndër të tjera Spaho shtoi: Ka kryer tre vepra penale referuar kodit, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës dhe së treti kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, që dënohen me 2,3 dhe 4 vjet burg.

Exit mobile version