Portali “Judicial Watch” publikoi të mërkurën 49 faqe të një dosjeje të re të Departamentit të Shtetit mbi aktivitetin e USAID, i cili sipas portalit ka financuar aktivitete të organizatave joqeveritare në Shqipëri të cilat njihen si mbështetëse të majtistit George Soros. Më poshtë shkrimi i plotë…
Dokumentet zbulojnë së pari aktivitetet e përfaqësuesit të Soros në Shqipëri, Andri Dobrushi, drejtor i “Fondacionit për një Shoqëri të Hapur”, një nga ato që kryeministri hungarez Viktor Orban i quan “organizata të mercenarëve”. Dokumentet tregojnë se si grante amerikane shkojnë në disa organizata joqeveritare, të cilat thonë se promovojnë “shoqërinë civile” ndërsa në fakt sulmojnë grupime pro-amerikane, qeverinë dhe politikat amerikane.
“Judicial Watch” hapi një çështje në 26 maj 2017 në emër të lirisë së informimit ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit pasi ata dështuan t’i përgjigjeshin kërkesës së marrë në 31 mars 2017 për informacione mbi shpenzimet amerikane jashtë vendit.
Të dhënat zbulojnë se Dobrushi, i besuari i Soros, ishte i pari në listën e të ftuarve nga ambasadori amerikan Donald Lu në një aktivitet për zgjedhjet të mbajtur në ambasadën tonë në Tiranë në 27 prill 2015. Ceremonia kishte për qëllim të “shfaqte asistencën amerikane në zgjedhjet lokale të qershorit”.
Ashtu siç “Judicial Watch” ka raportuar që në 4 prill 2018, ambasadori Lu ka qenë mjaft i afërt me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Shqipërisë duke asistuar në refuzimin e vizave për juristë dhe ligjvënës nga partia konservatore në Shqipëri. Lu tashmë është emëruar nga administrata e Trump si ambasador në Kirgistan.
Përveç kësaj, në 18 qershor 2015 në një e-mail nga Ilva Çuko, një specialiste për programet në zyrën e marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane në Tiranë ftohen disa persona, duke përfshirë Dobrushin në një takim të “rishikimit të fondeve të grandeve nga donatorët” në ambasadë ku pjesëmarrësit mund të aplikonin në Departamentin e Shtetit për fonde të cilat buronin nga paratë e taksapaguesve amerikanë.
Çuko thotë se: “i pëlqente ta ftonte për të diskutuar këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve”.
Më 28 gusht 2015, Çuko e ftoi Dobrushin në një tjetër takim në 3 shtator të Komisionit të Demokracisë ku do të rishikoheshin çështjet teknike për të tjera fonde. Në këtë takim Çuko thotë se “do të fokusoheshin për një marrëveshje me “antikorrupsionin”.
Ironikisht, nën udhëheqjen e Soros, miku i ngushtë i tij, kryeministri socialist Edi Rama i cili mori pushtetin në 2013-ën, korrupsioni në Shqipëri u përhap së bashku me trafikimin e kanabisit i cili u rrit në 300% nga 2016-a në 2017-ën.
Në 22 shkurt 2016, Çuko fton sërish disa persona, duke përfshirë Dobrushin në një tjetër takim për të “rishikim të grandeve dhe donatorëve” të mbajtur në ambasadën amerikane në 26 shkurt ku Dobrushi do të ishte i aftë të influenconte te zyrtarë të ambasadës për të pasur “autoritetin përfundimtar të dhënies së granteve”.
Një tjetër dokument i titulluar “Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë” tregon se aplikimet për grante që marrin shoqatat e Soros burojnë nga një program i Departamentit të Shtetit për Europën Lindore dhe vendet e Baltikut të quajtur “Komisioni për Demokracinë i Grandeve të Vogla”.
Ky supozohet që të “promovojë rrënjët e demokracisë”. Udhëzimi thotë gjithashtu se programi “mbështet mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktiviteteve mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike”.
Përveç Shqipërisë, “Judicial Watch” ka ngritur padi kundër Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat mbi financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur George Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.
“Administrata e Obamës i orientoi veprimtaritë kryesore të Departamentit të Shtetit drejt George Soros, veçanërisht në Shqipëri”, – tha Tom Fitton që shton: “The Deep State” vazhdon të përafrohet me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur axhendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, dollarë nga taksat tona shkojnë për Sorosin jashtë vendit ku ai ka burimet për të mbështetur aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara”.
Në një publikim të mëhershëm të dokumenteve lidhur me këtë padi, “Judicial Watch” mori 32 faqe të dhënash që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri.
Të dhënat gjithashtu detajojnë se si operacioni i Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë kërkesat e granteve nga grupet e tjera për financimin e taksapaguesve. Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të Gjithë”, e cila mbikëqyret nga Instituti për Menaxhimin e Lindjes Perëndimore të Sorosit. /LAPSI.al/