Rama po bën lojën e Rusisë në Kosovë, Lavrov citon deklaratën e tij në Prishtinë

epa05054257 Russian Foreign Minister Sergei Lavrov (L) talks with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (R) during the 22nd Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) Ministerial Council in Belgrade, Serbia, 04 December 2015. The Ministerial Council meets once a year towards the end of every term of chairmanship to consider issues on the OSCE agenda and adopt relevant documents, the organization said on its website. EPA/KOCA SULEJMANOVIC

Rama i ka dhënë një mundësi Rusisë për të goditur Perëndimin me deklaratën e Ramës të bërë në Kosovë për një President të unifikuar mes dy vendeve. Deklaratën e papërgjegjshme të Ramës tani po e përdor Rusia duke e konsideruar atë si një platformë për Shqipërinë e Madhe. Synimi është i qartë, që të goditet Kosova dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa deklaratën e fundit të Ramës.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se është e dëmshme politika perëndimore që u kërkon vendeve të Ballkanit të zgjedhin ndërmjet Rusisë dhe perëndimit. Ai i bëri këto komente në Lubjanë ku po qëndron për një vizitë para se të shkojë në Beograd.
Në një konferencë me gazetarë me shefin e diplomacisë sllovene, Karl Erjavc, ai tha se një qasje e tillë e perëndimit “kishte nxitur krizën në Ukrainë”, ku sipas tij “së pari ndodhi grusht shteti jo kushtetues në vitin 2014 dhe ngritjen e radikalëve, përfshirë neonazistët”.
Ai tha se tani “duan të tërheqin Ballkanin në lojën e njëjtë duke i detyruar që të zgjedhin nëse janë me Perëndimin apo Rusinë”.
Duke folur në Slloveni, që është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ai tha se kjo “nuk nënkupton që të shmangen kontaktet me vendet që nuk janë të përfshira në këto organizata ndërkombëtare”.

Lavrov shkoi në mbrëmje për një vizitë dyditëshe në Serbi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ruan lidhjet me Rusinë, në radhë të parë për shkak të qëndrimit të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës që u shpall dhjetë vjet më parë më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimi Evropian.
Ministri rus tha në Beograd se Rusia mirëpret përpjekjet e Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Kemi llogaritur se BE-ja do të kryej punën e vet, por deri tash Bashkësia e komunave serbe nuk është formuar. Nuk është formuar gjykata për krime në Kosovë. Na brengosë pasiviteti i BE-së rreth ‘platformës së Tiranës, që është thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, citohet të ketë thënë ai.
Derisa synon integrimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij është në rrugën evropiane, ndërsa ritheksoi se Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj kundruall Rusisë. “E kam thënë shumë herë se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, ndërsa Rusia asnjëherë nuk ka bërë asgjë kundër interesave të Serbisë”, tha ai.

Ministri rus tha se çdo vend duhet të zgjedhe partnerët e tij në bazë të interesave kombëtare.”Të dënosh Serbinë apo cilindo vend tjetër për këtë çështje, nuk është evropiane”, tha ai.
Zhvillimet politike në Evropën Juglindore gjatë viteve të fundit nxitën shqetësime në rritje për paqëndrueshmërinë e rajonit dhe ndërhyrjen e Rusisë e cila nuk i sheh më sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim në disa raste edhe për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.
Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë. Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

 

Exit mobile version