Trump më puthi 2 minuta një mëngjes para 11 vitesh në katin e 24… i kanë paguar kredinë e shtëpisë për akuzën

Presidenti amerikan Donald Trump denoncoi të martën Rachel Crooks si dhe Ëashington Post-in për botimin e një artikulli që lidhet me akuza seksuale ndaj tij. Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar zotin Trump për sulme seksuale.
Artikulli në “Ëashington Post” ofron një tregim të detajuar të asaj çka pretendohet të ketë bërë zoti Trump. Në shkrim thuhet se në 11 janar të vitit 2006, zoti Trump e puthi me forcë Rachel Crooks-in, në atë kohë 22-vjeç, ndërsa të dy ishin duke pritur për një ashensor në Trump Toëer në Nju Jork.
Por ashtu sikurse për pretendime të tjera, zoti Trump i ka mohuar akuzat në një koment në tëitter të martën.
“Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Ëashington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Toëer 12 vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë? Një tjetër akuzë e rreme!

Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje? Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj. Vetëm FoxNews-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore”, shkruan ai.
Në përgjigje të komenteve të presidentit republikan, Rachel Crooks, i cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi zotin Trump duke i kërkuar të publikohen videon e ngjarjes së dyshuar.
“Ju lutem, patjetër, publikoni pamjet e korridorit të ashensorit në katin e 24-të, në mëngjesin e 11 janarit 2006. Le ta qartësojmë këtë për të gjithë. Janë gënjeshtarët si ju në politikë që më kanë bërë të kandidoj”, tha ajo.
Shumica e akuzave nga gratë e tjera për abuzim seksual ku përshkruhen incidentet që përfshijnë pesë dekada, u bënë pasi zoti Trump nisi fushatën për president në vitin 2015.
Zoti Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur ato “tërësisht trillime”. Para disa kohësh ai shkroi në tëiter se “askush nuk ka respekt për gratë më shumë se ai”.

Exit mobile version