Rama pritet me protesta në Berat, ndërhyn policia me dhunë dhe arrestime

Kryeministri Rama është pritur me protesta sot në Berat. Rama ka shkuar me ministrat e tij për të zhvilluar atje mbledhjen e qeverisë, por qytetarë të shumtë kanë protestuar ndaj qeverisë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. “Rama pritet me protesta në Berat. Policia ndërhyn me dhunë dhe arrestime!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe një videoi ku duken qytetarët duke protestuar.
“Përshëndetje zoti Sali, jam një punëtor që kam 10 vjet që punoj në guroret e malit të Tomorrit. Protestuam paqësisht për bllokimin e punës, por tani kanë filluar arestimet ju lutem na ndimoni”, shkruan qytetari.

Në Berat (ri)kthehet për t’u (ri)vënë në skenë telekomedia “Gjuetia e fundit”…
Prezanton: ERTV
Skenari: Endri FUGA
Regjia: Endri dhe Edi
Drejtor filmi: Edi dhe Endri
Operator zeri: Ish-çunat e “MJAFT-IT”
Montazhi: Ish-gocat e “MJAFT-IT”
Operator: Edi dhe Endri (ERTV)
Interpretojne aktoret:
Edi Rama, Klosi, Kumbaro, Gjiknuri, Philip Keller, Beci, Prefekti, Drejtori i Pergjithshem i TIKA-s, Zevendeskryeministrja, deputetet, familja e Hekuran Cepes dhe 150 pjesemarres te siguruar (te kontrolluar dhe te besuar – mund te prishin skenarin) nga drejtuesi politik i qarkut.
P:S
Shihni axhenden e Kryeministrit Rama te dates 23 e ne vijim ne Berat. E gjitha duket nje telekomedi moderne, ku gjithkush eshte ne rolin e vet, edhe ata qe vijne, edhe ata qe presin, edhe pemet qe mbillen, edhe ata qe do flasin… Çfare do flasin? Si do flasin? Si do reagojne e si do qendrojne? Ku do hane? Çfare do hane e si do e hane? Ku do flene? Si do flene e kur do ngrihen?

Madje, duket se edhe tek Xha Braho qe do vene per dreke, perveç demeve qe do t’i bejne ne te buta, gjithçka do ta marrin me vete, si dikur Byroja Politike kur vinte per dreke tek populli i thjeshte e gjithçka e merrte nga Tirana, pavaresisht pergatitjeve te rastit nga pritesi.
Mjafton te lexosh axhenden zyrtare te Rames ne Berat, per te pare se teoria e gjasmimit dhe e sikurit eshte e vetmja metodologji qe perdor ky kabinet, ku, mbi gjithcka, ka vetem propaganden boshe. /Namir Lapardhaja/

Exit mobile version