Rama reagon pas ultimatumit të studentëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ultimatumit të studentëve në protestë për zgjidhjen e 8 kërkesave të tyre deri nesër në orën 16:00. Studentët i bënë thirrje Ramës që të mbledhë nesër Kuvendin dhe të miratojë 8 kërkesat e tyre, por Rama shkruan në një postim në instagram se kërkesat do të zgjidhen vetëm me dialog.
Kujtojmë se këtë qëndrim kryeministri kishte edhe ditën e djeshme në Kuvend, po ashtu edhe në mbledhjen me rektorët dhe dekanët, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut.
Sot studentët i bënë atij thirrje që të mbledhë nesër në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendit, ndërsa afati ishte deri në orën 16:00. Po ashtu studentët paralajmëruan për faktin se nëse nuk mblidhej Kuvendi, do të zhvillojnë protestë kombëtare.

c197c126 e1ed 4652 895f c3b31f086578

Exit mobile version