Rama shet si të vetin investimin e Berishës për rrugën Kukës-Shishtavec

Kur ka stopuar çdo investim publik në vend prej tre vitesh radhazi, edhe dje Rama u shfaq duke shitur si të vetat projektet e inicuara nga qeveria Berisha. Në një koment të shkurtër në Facebook, Rama shprehte lumturinë për ndërtimin e aksit rrugor  Kukës-Shishtavec si dhe krenarinë për këtë investimt të qeverisë për këtë rrugë, e cila në fakt ëhstë projekt dhe invvestim i inicuar nga qeveria Berisha. Deputeti dmeokrat Flamur Noka në një reagim të tij pas postimit të Ramës, bëri të ditur se ky investim ëhstë projekt i iniciruar nga qeveria Berisha.  “Sot më njoftuan që naltgjatësia e tij, Kryeministri Edi Rama paska nxjerrë një status ku na mburrej se rruga Kukës-Shishtavec qenka vepër e rilindasve dhe pjesë e të ashtuquajturës “rilindje urbane”. Kjo gjë tregon pafytyrësinë e Kryeministrit, i cili paturpësisht tenton të vjedhë një projekt të Sali Berishës. Ajo rrugë ka qenë premtim personal i Sali Berishës për banorët e asaj zone, kuksianët në përgjithësi dhe është projektuar dhe ndërtuar nga qeveria e tij. Kur PD doli në opozitë kishte ngelur një segment i papërfunduar, ndërkohë që fondi i këtij segmenti ishte miratuar në FSHZH. E vetmja gjë që bëri Rama ishte tentativa për ta bllokuar përfundimin.  Dhe kjo u duk qartë se megjithëse fondet ishin të miratuara në FZHSH, u ndalua ndërtimi i saj për rreth një vit. Kur përfaqësuesit e KFW” gjermane ia bënë me dije që fondet do të shkojnë në destinacionin e planifikuar ose ndryshe do të bllokoheshin u detyrua ta lejojë vazhdimin e ndërtimit, por përsëri derdhi mllef ndaj asaj rruge duke e ngushtuar këtë segmet. Dhe sot tentoi të vjedhë këtë vepër të Sali Berishës e kërkon të na e paraqesë si “rilindje urbane”.  Më vjen keq për Kryeministrin e vendit tim që nuk ka me çfarë të mburret dhe vjedh autorësinë e veprave pasi në sy të kuksianëve sot ka dalë qesharak, për të mos thënë i pështirë. Në Kukës, të gjithë janë të mirinformuar se kush e ka ndërtuar atë rrugë. Për ty Edvin që s’e di po ta them unë: Sali Berisha quhet ai që e ndërtoi, e jo Edvin Rama. Edvin Rama njihet për kuksianët si njeriu që po tenton t’i izolojë. Shih se mos po i vendos ndonjë taksë duke sajuar ndonjë kompani tënden që t’ja japësh me koncesion edhe këtu siç po bën me Rrugën e Kombit se vetëm këto janë vepra të tuat” shprehet Flamur Noka.

Exit mobile version