Rilindja e “reformatorëve” të pareformuar

RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Kolonel Dritan Demiraj

Rilindja e “reformatorëve” të pareformuar, u hidhërua pa masë nga miratimi konsensual i Reformës në Drejtësi, pasi ishte përgatitur për mosmiratim dhe këtë dështim t’ia faturonte opozitës shqiptare. Ky miratim krejtësisht konsensual, hodhi poshtë të gjitha tentativat për ta quajtur opozitën antiamerikane dhe antieuropiane dhe për ta denigruar lidershipin e saj. Opozita nën drejtimin e lidershipit të zotit Lulzim Basha dhe ekspertëve ekselent të opozitës, tregoi se është pro perëndimore në thelb dhe në përmbajtje, pasi si e tillë ajo ka lindur embrionalisht për të mbrojtur vlerat e lirisë e të demokracisë. Pra, nëpërmjet parimeve të demokracisë, ajo arriti me çdo kusht dhe kosto politike e diplomatike, konsensusin dhe të përcaktonte në pjesën thelbësore të dokumentit, ndryshimet dhe përmbajtjen e reformës, në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias…, kurse “Ringjallja” dhe Rama doli zbuluar si “brekët e Shukriut” në “Motelin Pink”. Kjo mazhorancë si trashëgimtare fanatike e etërve të tyre komunistë, është në realitet një armik i konsensusit, ku diktatorët nuk i kanë munguar asnjëherë në drejtim, si për kapjen politike të drejtësisë dhe me qeverisjen më të dobët që mund të mbahet mend në historinë e Shqipërisë, e cila sot mezi mbahet në këmbë nga oligarkët, individët me rekorde kriminale, banditët, kusarët që dhe do të jenë nesër objekt kryesor i drejtësisë së reformuar. Lind pyetja e natyrshme: A do të ketë rezultate dhe drejtësi më shumë për shqiptarët? Do të mundohem të bëj një analogji të shkurtër të Reformës në Drejtësi dhe Reformës në fushën e Mbrojtjes si dhe disa pseudoreformave të propaganduara nga “Rilindja”. Unë për nga natyra jam shumë optimist, por në lidhje me zbatimin dhe implementimin e kësaj reforme ashtu si dhe shumë të tjerave të nisura nga kjo mazhorancë bolshevike jam shumë skeptik. Dështimet kanë qenë katastrofike si psh: Reforma në Energjetikë dhe çështja CEZ-it, Reforma në Shëndetësi me PPP e famshme, Reforma Territoriale apo “Agrare si ajo e vitit 1946”, ku pasojat e deritanishme janë alarmante, Reforma e Ndihmës Sociale dhe Pensionet, Reforma Arsimore, Reforma e Administratës Publike, Reforma Tatimore apo “gjobvënia”, Reforma në strukturat e Sigurisë Kombëtare, ku ditën me diell vidhen vende të ashtuquajtura më të sigurta të shtetit, si dhe Reforma në Ushtri ku pasojat në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare janë të pa riparueshme dhe tragjike. E theksova në fund Reformën në strukturat e Mbrojtjes, jo nga rëndësia më e vogël, pasi duhet dhe është nga reformat më të rëndësishme për një shtet serioz dhe aq më shumë për ne si komb i ndarë në 5 shtete, por kemi dhe provat më të qarta se sa “seriozë” janë “Ringjallja” në zbatimin praktik të reformave tipike të monitoruara nga të huajt. Duke besuar se përfaqësoj një ekspert për të vëzhguar dhe analizuar sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë, mendoj se duhet dhënë alarmi se ku i kanë katandisur FARSH, lidershipi “impotent” i MM/SHP dhe sa “seriozë” kanë qenë ata në zbatimin e rekomandimeve të aleatëve tanë strategjikë si dhe NATO-s. Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHPFA, pas rënies së sistemit diktatorial, kanë asistuar si monitorues, këshillues dhe rekomandues ekipe të ekspertëve të Pentagonit (CUBIC, SAIC) si dhe NATO-s, për të bërë reformat në FA. Falë ekspertizës dhe interesave të përbashkëta të aleatëve strategjik, si dhe vizionit të qeverisjes së përgjegjshme të lidershipit në MM/SHPFA gjatë viteve 2005-2013, solli në historinë e vendit anëtaresimin në NATO në prill 2009. Kjo ishte arritja më e madhe dhe më e suksesshme e reformave që ishin kryer deri në atë kohë, të cilat konsistonin në drejtimin; politik, ushtarak, ligjor dhe ekonomik. Buxheti i mbrojtjes arriti mesatarisht 2% e GDP-së, rreth 30% e tij u alokua për projektet e modernizimit të ushtrisë dhe për të gjitha këto, Shqipëria e meritoi përmbushjen e detyrimeve në NATO, duke u renditur dhe në vendin e saj të pestë. Po sot ku është dhe si renditet Shqipëria në NATO? E fundit midis 28 vendeve në të gjitha parametrat!!! Çfarë po ndodh në MM/SHPFA? Mbrojtja dhe siguria konsiderohet jo e sigurt, pasi ekzistojnë rreziqe që rrezikojnë vlerat themelore, pavarësisht propagandës boshe të drejtuesve bolshevikë që janë në gjendje të “sulmojnë” Rusinë, dhe të “vendosin nëse do t’a pranojnë” Britaninë si themeluese të NATO-s apo do të nxjerrin jashtë NATO-s!!!. Ata nuk janë madje në gjendje të reagojnë ndaj kërcënimit të një bande ordinere hajdutësh dhe kriminelësh ordiner!!!, jo për më shumë. Sot në Forcat e Armatosura, pranohet në mënyrë alogjike çdo argument i eprorëve mediokër dhe hidhet poshtë me përbuzje dhe në mënyrë jo kritike çdo argument që vjen nga eksperti vendas apo i huaj. Rastet janë mjaft të shpeshta, duke kundërshtuar hapur apo indirekt (si njohës të mirë të labirinteve dhe teknikave të ish-byrosë politike) rekomandimet e ekspertëve të Pentagonit apo të vendeve të tjera të aleatëve strategjikë. Gjithçka, kryhet si një ritual që ndjek mënyrën e kompozimit të afisheve elektorale të kandidatëve për deputetë “rilindas”, ku përfaqësuesit bolshevikë kanë devianca të forta logjike, të cilat justifikohen pastaj me arsye propagandistike. Nënshtrimi që ushtron MM/SHP mbi ushtarakët, kushtëzohet nga motive shumë të fuqishme të frikës dhe ankthit, ashtu si eprori i saj njëthundrak. Hartimi i Projektligjeve për t’i marrë kompetencat Presidentit të Republikës (Komandantit të Përgjithshëm të FA) si dhe përplasjet institucionale me të, Parlamentin dhe opozitën për problemet e mbrojtjes si dhe mosrepektimi i protokollit shtetëror të personaliteteve të larta të shtetit (raste të përsëritura me Presidentin e RSH dhe jo vetëm) janë bërë tashmë publike. Buxheti i mbrojtjes është një shkelje e hapur e ligjit të PAZH, SSK, SU dhe RSM të realizuara me ndihmën e aleateve tanë strategjik si SHBA. Pra, zhvillimi i kapaciteteve të domosdoshme sipas skenarëve të rreziqeve dhe kërcënimeve, kërkohet të materializohet me një buxhet më të lartë. Në emër të ashtuquajturave “reforma”, MM/SHSHP kanë aplikuar arrogancë ekstreme, mungesë transparence jo profesionale emërimesh, gradimesh (shikoni gradimet e vitit 2014, 2015 dhe 2016 me rezultate të emrave të graduarëve të paracaktuara), nepotizëm, krahinizëm dhe religjion preferencial (mjafton të shikohen emërimet në pozicionet në detyrat kryesore ku MM, është kthyer institucion regjional dhe me ish-sigurimsa që kanë kaluar moshën e pensionimit). Lirimi nga detyra i ushtarakëve më të mirë që kishte në Forcat e Armatosura pa asnjë bazë ligjore, kriteri profesional dhe zëvendësimi i tyre me të paaftë dhe militantë, ka qenë dhe është shqetësim i ngritur dhe nga ekspertët e huaj që monitorojnë MM. Gjendja jo e mirë e sigurisë në strukturat e FARSH, ristrukturimet organizative dhe buxhetimi skandaloz më i dobëti në historinë e FA i kapaciteteve të mbrojtjes, politizimi ekstrem dhe dekurajimi i pjesëtarëve të FARSH, po e çojnë Shqipërinë në një nga vendet më të kërcënuar nga zhvillimet e fundit globale. Por, “strategjia e hekurt” Mimi, me papërgjegjshmërinë e funksionit që mban, vazhdon të propagandojë në media, se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga terrorizmi dhe se mbrojtja e vendit sigurohet nga vendet aleate. Një deklaratë mjaft naive ku mbrojtjen e vendit e bazon vetëm në “mëshirën” e vendeve mike, ku realiteti i shumë ngjarjeve të fundit në botë po tregon një realitet më të hidhur. Sot, drejtuesit e MM/SHP, nuk dinë të thonë se çfarë rreziqesh e kërcënojnë Shqipërinë dhe për rrjedhojë çfarë lloj kapacitetesh operacionale i duhen, mundësitë, burimet, gjendja e përgatitjes ku sot fatkeqësisht në realitet repartet ushtarake kryejnë vetëm detyra shërbimi, pasi stërvitjet e trupave janë bazuar në programin “Power Point”, “Copy Paste” apo “metodat dhe teknikat e pastrimit të plehrave” ku lektori kryesor është “kryetekniku dhe brigadieri i shërbimeve komunale” Bazo!! Vjedhjet e kostatuara nga KLSH në shumën prej qindra mijëra eurosh në MM/SHP, duke abuzuar në tenderat dhe kontratat, duke ja dhënë klientelës preferenciale të vetë “jaranit” të MM me emrin Arjan. Vjedhjet janë realizuar me blerjen e helikopterëve, blerje të mjeteve të blinduara për Policinë Ushtarake, blerje municioni, karburant helikopterësh, armatimit, etj. Krimet institucionale të kryera nga kjo ministre, do të ngelen negativisht në memorien e historisë institucionale shqiptare. Delegimi i kopetencave tek bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë perversë dhe ish-sigurimsa, për të thirrur në raport ushtarakët në kundërshtim me ligjin dhe për t’i udhëzuar ata që të “lajnë” hesapet me “ish-kundërshtarët” e tyre, përdorimi i fondeve buxhetore të planifikuara për modernizimin e FA, në dhënie të dekoratave dhe medaljeve të ringjalljes së epokës nostalgjike kriminale bolshevike, shkeljet në mënyrë të përsëritur të përdorimit të helikopterëve për trafiqe të paligjshme, vazhdimi i blerjes së karburantit të tyre jashtë të gjitha parametrave dhe magazinimi i tij në vende jo të pamiratuara dhe sigurta, mostrajnimi pilotëve me parametrat e NATO-s dhe kalimi i pagesave pa u bërë investimet (rasti i rrethimit të Regjimentit të Helikopterëve të Farkës, të gjitha këto do të çojnë në humbjen e jetës të kolegëve të tjerë), janë një pjesë e vogël e listës së shkeljeve të Mimit dhe Co. Lind pyetja e natyrshme, kush do t’i paguajë kostot financiare dhe sociale të ashtuquajtura reformave që bën çdo vit MM/SHP, pa bërë më parë analizën e reformës paraardhëse dhe pa u konsultuar me NATO-n dhe as me rekomandimet e ekipit amerikan? Apo ndiqni udhëheqësin tuaj shpirtëror që propagandoni si “perëndimor” dhe veproni si “Bolshevikë”! Ministrja e Mbrojtjes është ministrja më konfliktuale në 25 vitet e fundit dhe personi më i urryer për ushtarakët shqiptarë, këtë e tregojnë dhe sondazhet e fundit mediatike. Gjuha juaj e frymëzuar nga Gjeneral “ushtar Bilushi” dhe “këshilltarët” mediokër dhe servilë që përdoret për ushtarakët është cinike, prepotente, e ulët, jo profesionale dhe shpreh urrejtje ndaj ushtarakëve. Nga drejtimi bolshevik i juaji dhe “kopesë” që ke krijuar pranë teje, i ke sjellë pasoja të pariparueshme e të pallogaritshme ekonomike, strukturore, hierarkike dhe ideologjike imazhit të FARSH. Ti, si MM dhe bashkëpunëtorët tuaj të afërt, largoni nga puna në shkelje flagrante të ligjeve, plaçkisni, gjobisni, shantazhoni, shpifni, gënjeni, përçani, burgosni, pasi jeni shumë më të ligë sesa etërit tuaj bolshevikë. Tradhtia juaj, “zbukurohet” me qeshje cinike, përkushtime dhe angazhime mediatike si hipokrite, me lule me fëmijët e ushtarakëve apo fëmijët në shtëpitë e fëmijëve apo veteranët, me justifikime sublime me paternizma, por që ndërkohë qelbin erë, po erën e qelbur e ndjen kush e do këtë vend pa kushte, dhe jo Ju, narciste, nihiliste, injorantë, hipokritë dhe fodullë blloku. Në këtë mënyrë në MM qëndron “diktatorja e ngjyrosur nga ndërmarrja komunale”, e cila me anë të “makinerisë” i tërheq pas vetes sejmenët dhe diletantët e pastër politikë, të cilët janë vetëm zotërues të qosheve të ngrohta politike, që bëjnë pjesë në shpurën e saj. Ushtria shqiptare fatkeqësisht me këto drejtues neokomunist është kthyer në një ushtri “tallava”, “kaotike” dhe “rurale” që ka humbur kohezionin. Për arsyet dhe argumentat e përmendura më lart, shpreh skepticizmin tim për zbatimin dhe implementimin e Reformës së Drejtësisë, reformës më jetike të shtetit të së drejtës dhe lirive të qytetarëve shqiptarë. Provat janë shumë të qarta për sa kohë, ky “sekt politik pink” do të jetë në drejtim të vendit me propagandën si hipokritër dhe “kopilë” të PPSH. Ky është kaosi, të cilin e ka sjellë dhe do ta çojë më keq “Ringjallja” me perversitetin me vlerat “morale bolshevike” si qeverisja më e shëmtuar në këto 104 vite shtet. Këta janë ata që në emër të “bërjes shtet”, kanë vënë në jetë të gjitha trafiqet antinjerëzore, që i kanë dhënë hov prostitucionit në bodrume orgjish, drogës, vrasjeve e çmendurive njerëzore, duke krijuar banda të tëra të korruptuarish dhe hajdutësh plaçkitësish që janë në një garë marramendëse për lekë dhe tani përfaqësojnë selinë “Pink”, në strukturat më të larta të shtetit. Ky lloj sekti matrapazësh e mercenarësh, nuk njohin nënë e babë, familje, komb e atdhe, por vetëm para. Këto kanë humbur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar!

Exit mobile version