Rama do të merret në pyetje për trafikun e drogës të Tahirit

Komisioni Hetimor për çështjen e Saimir Tahirit ka zhvilluar sot seancën e tij të dytë për miratimin e rregullores dhe planin paraprak të hetimit.
Opozita, në planin paraprakka propozuar emrat e zyrtarëve të lartë që do të thërrasë në pyetje, duke filluar nga Kryeministri Edi Rama, duke vazhduar me ministrin e Brendshëm, drejtues të Policisë e deri tek ish-oficeri që e denoncoi Tahirin publikisht, tashmë në azil politik, Dritan Zagani.
Socialistët kanë debatuar duke kërkuar hetimin e fenomenit, jo të individit dhe shtrirjen e hetimit që në kohën kur ka qeverisur PD-ja.
Sipas planit paraprak, në kuadër të analizës së plotë mbi këtë çështje, do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, personat apo funksionarët publik të mëposhtëm:
Edi Rama- Kryeministër
Fatmir Xhafaj- ministër i Brendshëm
Saimir Tahiri- ish – ministër i Brendshëm
Visho Ajazi Lika- ish – drejtor i Përgjithshëm i SHISH
Haki Çako ish – drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ardi Veliu- drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Helidon Bendo- drejtor në detyrë i Shërbimit Informativ të Shtetit
Për t’u identifikuar emrat drejtorët apo ish-drejtorët e Drejtorisë së Policisë në 12 Qarqet e Shqipërisë, gjatë periudhës 1 janar 2014 – 5 mars 2018

Besim Hajdarmataj- Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Etilda Gjonaj- ministër i Drejtësisë
Arqile Koça
Rovena Gashi- Drejtori dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë, në Prokurorinë e Përgjithshme
Odeta Thëngjilli-drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, pranë Ministërisë së Drejtësisë
Për t’u identifikuar emri drejtorin e IEVP nr. 313 “Jordan Misja”
Për t’u identifikuar emrat drejtorët e Policisë në pikat e kalimit të kufirit, gjatë periudhës 1 janar 2014 – 5 mars 2018
Për t’u identifikuar emrat drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës, gjatë periudhës 1 janar 2014 – 5 mars 2018
Dritan Zagani, ish-punonjës i Policisë së Shtetit
Për t’u identifikuaremrat drejtori apo ish-drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës 1 janar 2014 – 5 mars 2018
Për t’u identifikuar emrat drejtori apo ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, gjatë periudhës 1 janar 2014 – 5 mars 2018
Komisioni gjithashtu rezervon të drejtën që në Planin e Hetimit të thërrasë për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë çështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.

Exit mobile version