Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!

Nga Bato Kosova

Përveçse luftës kundër SPAK-ut, pazari për të amnistuar të korruptuarit dhe domosdoshmëria për të mbajtur listat e mbyllura, në mënyrë që të sigurohet, servilosja dhe përulja ndaj kryetarit, Sali Berishën dhe Edi Ramën i ka bashkuar dhe lufta kundër Lulzim Bashës.

Mund të duket e tepërt, por është një e vërtetë e pamohueshme, që shpërfaqet përditë në forma të ndryshme, por që më së miri duket në hapësirën mediatike që televizionet e tyre i japin njërit apo tjetrit, duke e zhdukur totalisht nga hapësira mediatike aktivitetin politik të Lulzim Bashës.

Jo rastësisht pak ditë më parë, një televizion pranë qeverisë transmetonte tre kronika njëra pas tjetrës së një deputeti të Berishës, në takime në zona periferike me mbështetës së kësaj force politike, ndërkohë që në të njëjtën ditë zyra e shtypit të Lulzim Bashës shpërndau disa kronika nga intervista e këtij të fundit në BBC, mirëpo asnjë prej tyre nuk u pasqyrua.

Për të mos folur për eksponentët e qeverisë, që kanë mbështetje të pakufishme në ekrane, të ngjashme me atë të Berishës, i cili ka mbështetje 24 orë në 24.

Sigurisht që një gjë e tillë është e qëllimshme dhe bëhet me të vetmin motiv për të mbajtur të polarizuar të gjithë narrativën politike në vend, duke mos lënë hapësirë as për partitë e reja as për Bashën, si një ndër politikanët më me përvojë dhe me historik të gjatë në politikë.

Pasi sulmit nëpërmjet McGonigalit ndaj Lulzim Bashës, dhënies së vulës së PD-së Berishës, urdhërimi i redaksive për të mos pasqyruar asnjë aktivitet të Bashës, por vetëm të Berishës, është në vazhdën e projektit të Ramës për ta fundosur PD-në e Berishës dhe për të mos lënë asnjë alternativë tjetër përballë, që mund të ishte një zgjidhje përtej Berishës dhe sigurisht kundër Ramës.

Me shumë mundësi, një gjë e tillë, vjen si pasojë e sondazheve të fundit që tregojnë se ai nuk ka asnjë mundësi për të pasur shumicën i vetëm, ndërkohë që nga ana tjetër, Berisha është i destinuar të mos shkojë më shumë se 25 mandate./Alfapress.al

Exit mobile version