Raporti i BMI–Fitch: Ja rreziqet për ekonominë e Shqipërisë

Rritja ekonomike në Shqipëri do të përshpejtohet gjatë dy viteve të ardhshme, por do të vazhdojë të jetë shumë poshtë niveleve të parakrizës, sipas raportit të tremujorit të tretë 2016 të vlerësimit të riskut të Shqipërisë të BMI Resaearch, pjesë e grupit të njohur Fitch.
Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto do të orientohet kryesisht nga investimet fikse, teksa klima e biznesit në vend do të përmirësohet dhe lehtësimi i kushteve të kredisë do të fillojë të ndihet në ekonominë reale. Bilanci i llogarisë korente pritet të jetë me deficit të qëndrueshëm deri në vitin 2020, si rrjedhojë e deficitit të lartë tregtar. Ndërsa për momentin ai financohet nga rezervat dhe asistenca e FMN-së, mund të hasen probleme në afatin e gjatë, kur këto burime të shterojnë.
Raporti parashikon që rritja këtë vit do të jetë 3.1%, për t’u përshpejtuar në 3.6% më 2017-2018.
BMI parashikon që norma e inflacionit nuk do të arrijë objektivin e Bankës së Shqipërisë prej afër 3% deri në vitin 2017 dhe normat e interesit nuk do të rriten deri vitin e ardhshëm. Rritja graduale e inflacionit do të reflektojë një gjallërim në çmimet globale të naftës dhe të ushqimeve, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2016, se sa nga rimëkëmbja e kërkesës agregate.
Qeveria do të përpiqet të reduktojë në mënyrë të ndjeshme papunësinë përpara zgjedhjeve parlamentare më 2017. Ndërsa do të bëjë progres në përmirësimin e klimës së investimeve, reformat nuk do të shkojnë shumë larg në një sërë fushash, duke kufizuar rritjen, parashikon raporti.

Rreziqet kryesore

Raporti vlerëson dhe rreziqet me të cilat vendi mund të përballet në të ardhmen. Kriza e migrantëve, me të cilën po përballet Europa mund të ndikojë në Shqipëri në muajt në vijim, teksa migrantët (kryesisht nga Siria) ka të ngjarë të kalojnë vendin përmes rrugës së tyre në Europën Perëndimore. Rruga përmes Shqipërisë mund të bëhet alternativa kryesore, pasi shtete të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ngritur gardhe për të ndaluar hyrjen e migrantëve, ndërsa dhe Maqedonia së fundmi ka shtrënguar kontrollin e kufijve.

Exit mobile version