Sali BERISHA
6 vula te zeza nga Departameni i Shtetit ne fytyren e Norjeges dhe Zho Zho-se tij!
Ata pergjigjen: shume kemi vjedhur por me shume do te vjedhim!
Te dashur miq ne Raportin e Departamentit te Shtetit per klimen e investimeve ne Shqiperi, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vule te zeze:
1. Vula e pare e zeze:
– Investitoret e huaj kane shqetesim te madh korrupsionin (sidomos ne sistemin e drejtesise), mungesen e transparences ne prokurimet publike dhe zbatimin e dobet te kontratave (pasigurine juridike).
2. Vula e dyte e zeze:
– Ndonese reforma ne drejtesi eshte ne zbatim (perfshire vetingun), investitoret e huaj kane perceptim “problematik” mbi klimen e te berit biznes dhe shprehen se Shqiperia mbetet nje vend i veshtire per te investuar (…albania remains a difficult place to do business).
3. Vula e trete e zeze:
– Investitoret shprehen per paqartesi ne interpretimin e bazes ligjore (nga organet), gje e cila nga njera ane pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjeter krijon hapesirat per “favore” per kompani me lidhje politike.
Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.
Madje disa biznese te medha jane shprehur se kane patur presione per te nenkontraktuar disa biznese specifike (favorizime).
Raporti thote se: jane te zakonshme raportimet per praktika korruptive ne prokurimet publike (te shpeshta dhe te perhershme).
4. Vula e kater e zeze:
– Praktikat PPP kane sjelle ulje te konkurrences (ngushtimnte hapesirave konkuruese).
Analizat e paplota dhe te cekta (te paplota, apo te varfera) te “kosto-benefiteve” dhe mungesat ne ekspertizen teknike (stafet teknike) ne konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve jane nje shqetesim i vazhdueshem.
5. Vula e peste e zeze:
– Problematikat me ceshtjet e pronesise vazhdojne te jene sfide per Shqiperine. Mbetet e veshtire pajisja me titullin e pronesise (prezente jane praktikat korruptive te tjetersimit te prones).
Kompensimi i tokave te konfiskuara gjate regjimit komunist eshte veshtire i alokueshem dhe i pamjaftueshem (ne aspektin financiar).
6. Vula e gjashte e zeze:
– Raporti mbeshtet edhe te indeksi i korrupsionit te “transperancy international 2017”, e cila e rendit Shqiperine ne vendin e 91 (nga 180 vende), duke shenuar nje perkeqesim krahasuar me vitin 2016, perkeqesim me 8 vende (ne 2016 ishin ne vendin e 83).
Shqiperia perceptohet si vendi i dyte ne Balkanin Perendimor “me i korruptuar”.
Shqiperia vazhdon te kete vleresime negative persa i perket respektit/zbatimit te kontratave, regjistrimit te prones dhe furnizimit me energji elektrike.
Ky raport eshte nje thirrje per çdo shqiptar ti flake keto kalbesira nje minute e me pare! sb