Nga Ramiz GJINI
Rastësisht, hasa dhe lexova një shkrim të një asosh gazetari, që nuk ia mbaj dot mend emrin. Qe një asosh me mbiemër Babaramo.
Ky asoshi, më duket, që ka një emision ku bën nja pesë pyetje. Pra vetëm pesë bën i shkreti, se po të bëjë më shumë, i mbarojnë pyetjet!
Ky asoshi, është një lloj hibriti, i mbjellë me aksion në Shqipëri. Si shumë të tjerë, edhe ky, është mbjellë për të dhënë prodhim të bollshëm produktesh, medemek, gazetarie, me urrejtje llapaqene në shërbim të partisë dhe egos së tij të sëmurë.
Thoshte, që shqiptarët, lajnë pjata në Amerikë!
Desha ta sqaroj pak këtë asoshin, se sa shumë rëndësi ka higjena në Amerikë. Dhe se pjatat duhen larë, jo lëpirë siç bën ai dhe gjithë taborri i pseudo gazetarëve dhe analistëve, që ka kooperativa e bashkuar e Tiranës.
Po, ata që vijnë në herë të parë në Amerikë, lajnë pjata. Nuk njohin gjuhën dhe merr kohë integrimi në jetën amerikane. Madje ka, që e mbajnë atë punë, derisa dalin në pension, sepse e kanë rrogën më të madhe se të një deputeti, nga ata të asaj stallës në qendër të Tiranës. Por ti, duhet të dishë, o asosh, që fëmijët e tyre studjojnë në universitetet më me emër të Amerikës. Shumë prej tyre, që janë më të hershëm, janë bërë avokatë, doktorë dhe profesorë, ose bëjnë biznese të ndershme ku fitojnë miliona dolarë. Sepse Amerika, i ka rrugët e hapura për të gjithë ata që janë të zotët. Këto rrugë, o asosh, fillojnë me larjen e pjatave.
Prandaj, ec më mirë e laj pjatat, mos i lëpi!
Edhe unë, kam punuar ca vite gazetar në Tiranë, por ika, ngase nuk doja t’i lëpija pjatat si ti. I thashë vetes: ik, o Gjin! Më mirë shko e laj pjata në Amerikë, se sa t’i lëpishë në Tiranë, siç po bëjnë asoshët! Dhe ika.
Kam hyrë në Amerikë pa e ditur mirë gjuhën angleze, ndaj në fillim, më është dashur të bëj nga të gjitha llojet e punëve.
Aso kohe, o asosh, para njëzetë vjetësh, kam kërkuar të laj edhe pjata, por të them të drejtën, nuk kam gjetur. Ishin zënë këto punë, ndaj mu desh të bëj punë të tjera.
Sot, o asosh, kam një punë shumë më të mirë, nga çe kisha. Dhe padyshim, njëqind herë më të mirë nga puna, që bën ti me asoshët e tjerë të Tiranës.
Prandaj, ec më mirë e laj pjatat, mos i lëpi!
Vajza ime, po bën masterin për drejtësi në universitetin Duke, në Karolinën e veriut, me $100 000 të paguara nga shkolla; sepse edhe pse i ati “lante pjata”, ishte exselent me rezultatet.
Amerika i ka rrugët e hapura për të zotët, o asosh!
Prandaj, ec më mirë e laj pjata nëse je i zoti, mos i lëpi ato!
Ime shoqe, gjithashtu, hyri në Amerikë pa ditur asnjë fjalë anglisht. Sot ka më shumë se dhjetë vjetë, që jep mësim në një shkollë publike. Dhe ka shumë si ime shoqe, o asosh; janë me qindra, nuk është rast i vetëm ky.
Një mik i imi, që nuk po ia përmend emrin, kur ka ardhë për herë të parë në Amerikë, ka larë pjata në një restorant me guzhinë italiane. Sot, o asosh, jep leksione në universitetin më të njohur të New York-ut. Po ka edhe të tjerë si ai, o asosh, që kanë larë pjata dhe sot japin mësim në kolegje dhe universitete të Amerikës. Nuk numërohen sa mund të jenë.
Me njerëz si ju, që nuk i lani pjatat, por i lëpini,
madje jo vetëm pjatat, por lëpini edhe bythët e ca legenëve në krye të shtetit, Shqipëria është katandisur për serë të zotit.
Prandaj, ec më mirë e laj pjatat, o asosh, mos i lëpi!