Reagimi i fortë ndaj Pjerin Ndreut: “Trimi” i Dosjes 184 thotë: “Sa vota blemë, do ndërtonim një pallat secili”

Nga Alfrida Marku – Dedgjonaj

“Trimi” i Dosjes 184 që i bënte presion mësuesit për votën, paska hapur fjalorin tipik të tijin, fjalorin që përdor kur zihet ngusht!

Edhe pasi blenë vota sa mundën duke shkelur dinjitetin e hallexhinjve e duke bërë presion administratës, prapë se prapë mbetën kokëulur e të turpëruar përballë demokratëve.
Barcaletë mes lezhjanëve është historia e PS: “sa vota blemë, do ndërtonim një pallat secili”.

Kësaj radhe e dinë mirë që pak muaj do jenë në Institucionin e Bashkisë, madje do ikin me po 8% siç u refuzuan në 2019.

Qetësia e maturia janë tipare të një politikani serioz, të një njeriu serioz mbi të gjitha.
Lezha meriton seriozitet, përgjegjshmëri. Jo sjellje banale, fjalor ordiner, ligësi e mllefe politike, jo sjellje prej bandash, drejtim nga bandat, që e kanë kthyer vendin në plaçkë në pazarin e tyre.

Exit mobile version