Reagon ish-Presidenti: Pyetja e munguar për Ramën, përse dërgoi në Parlamentin me dhjetra të dënuar dhe…

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërsa komenton konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Parlamentit Evropian, Sassoli, vë në dukje jo pa shqetësim se në këtë konferencë nuk pati asnjë pyetje nga media lidhur mbi partneritetin e krimit me kryeministrin Rama në pushtet.

Postimi i plotë i Nishanit

Në konferencën për shtyp të Edi Ramës me Presidentin e Parlamentit Evropian z. Sassoli, asnjë pyetje prej medias ndaj kryeministrit ;

* Përse dërgoi në Parlamentin Shqiptar me dhjetra të dënuar për trafik droge, vjedhje e përdhunime ?

* Përse caktoi në krye të pushtetit lokal të dënuar për trafik droge, rrëmbime dhe mashtrime ?

* Përse angazhoi në fushatë elektorale anëtarë të krimit të organizuar të grabisnin votat e shqiptarëve ?

* Përse futi përsëri e përsëri në krye të bashkive të vendit të dënuar në shtetet e Bashkimit Evropian ?

* Përse e rriti me 1200% trafikun e drogës vetëm brenda një viti ?

* Përse prokuroria italiane e antimafias është alarmuar nga trafiku u kokainës prej krimit të organizuar në Shqipëri përsëri në këtë vit ?

* Përse Shqipëria është renditur ndër 3 vendet më të korruptuara në botë ?

* Përse Shqipëria është renditur më e fundit në të gjitha treguesit në rajonin e Ballkanit ?

* Përse shqiptarët ikin çdo ditë nga vendi i tyre në një emoragji emigracioni pandalim ?

Në fund një pyetje e munguar edhe për Presidentin Sassoli, nga media !

* A mendon se dëmtohet interesi i popullit në Shqipëri duke avokatuar një kryeministër që ka këto rekorde ?

Natyrisht që gazetarët e lirë dhe të vërtetë nuk ishin lejuar në atë konferencë për tu bërë këto pyetje !!!!🤔

Exit mobile version