Reflektim në ditëlindjen e Kombit!

Nga Azgan Haklaj

Sot është një ditë e shenjtë për Kombin Shqiptar, e cila do të ngelet e tillë në gjithë ekzistencën tonë nacionale.
Eshtë ditëlindja e Gjergj Kastriotit (Skenderbeu), i cili ishte atleti i lirisë, krishterimit e oksidentalizmit, pashaporta e Europës tek e cila duam të integrohemi sot.
E zgjodha pikërisht këtë datë për të realizuar një edicion special t “Sofrës Dardane” në zemër të Shqipërisë.
Ky aktivitet panshqiptar që vijon prej afro 25 vitesh, sidomos në konteksin ku ndodhet kombi ynë nuk është thjesht kulturor e artistik por edhe politiko-strategjik.
Situata e rëndë që ka sjellë oligarkia politike më korruptive në Shqipëri, mbrapshtia e qeverisë në Kosovë, kanosja e rëndë që po ju bëhet të drejtave universale të fituara me gjak në Maqedoninë e Veriut, harresa e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) nga lidershipi shqiptar, pazaret e ndyra herë të fshehta e herë hapur me kauzën çame për pushtet, apo dhe kusaria shoviniste që tenton t”ju bëhet pronave shqiptare në Ulqin në Mal të Zi e bëjnë imperative reflektimin tonë të thellë kombëtar.
E në këto kushte jo vetëm festimi por mbi të gjitha mejtimi mbarëshqiptar dhe udhëtimi në kujtesën e largët por krenare të Gjergj Kastriotit është një apel përmes artit për bashkim e drejtim serioz e idealist të trojeve tona.
Natyrisht që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar të cilin unë drejtoj ka zgjedhur rrugën e bashkimit etnik kulturor si rrugën me të ndjeshme të bashkimit e unifikimit shpirtëror.
Kultura, gjuha e historia janë elementët me relevantë të shpirtit tonë kudo ku ka troje dhe gjak shqiptar.
Ky postulat te unë dhe të gjithë ata që më kanë përcjellë e mbështet në këtë udhëtim të vështirë e sfidues por dhe krenar e frymëzues ka qënë një mision që ma ka diktuar geni dhe nëndija atdhetare dhe i tillë do ngelem.
Bashkimi ynë, euroatlantizmi dhe integrimi përrmes gjithë shanseve që na jep koha duhet të masivizohet, por së pari duhet të inkorporohet në ndërgjegjen e secilit.
E pikërisht sot në këtë ditë të shenjtë unë gjeta rast të përmbyll edhe udhëtimin tim politik euroatlantik elektoral për zgjedhjet e 11 majit si kandidat për deputet në kryeqytet.
Përpara tubimeve në hotele luksove e klisheve retorike politike unë preferova ta përmbyll me lahutën e flamurin e Deçiçit të Ded Gjon Lulit, me folkun trimëror të Drenicës së Azem Galices., Shaban Polluzhës e Adem Jasharit, me veshjet unifikuese të Malësisë, me kërcimin mistik të Osman Takës në tehun e singisë me kërcimin vendçe të Malësisë së Gjakovës, tani pjesë e UNESCO-s, me ritmet brilante të Karadakut, me mesazhet e folkut të Dibrës Madhe, me këngët hymn të UÇK- së së lavdishme që na sjellin në vemendje thyersit e kufijve të vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Fadil Nimani, Njazi Azemin.
Me këngën Piskamë të Preshevës, duke bërë kështu një kolazh të bukur të trojeve iliro-dardano-arbërore!
Të nderuar pjesëmarrës!
Ky bashkim shpirtëror e kulturor është një prelud i takimit të madh që euroatlantikët do të bëjnë me dt 8 maj në pallatin e sportit Asllan Rusi në orën 19-të, ndaj në këtë ditë të shenjtë të ditëlindjes së simbolit kombëtar e shtetëror Gjergjit tonë ju bëj thirrje shumë vllaznisht por tepër shqiptarisht ejani me ne.
Shqipëria meriton më shumë!
Motra dhe vëllezër:
Mirë se keni ardhur në këtë ditë të shenjtë për të festuar por edhe për të reflektuar e besatuar se misioni ynë vazhdon.
Atdhetaria nuk të pasuron materialisht por të jep një pasuri të paçmuar e të pamatshme shpirtërisht ndaj të gjithë së bashku të jemi krenar për misionin tonë.
Po i mbyll këto rreshta me një fjali të thjeshtë por plot kuptim të Roberto Benjinit:
“Jeta është e bukur jo vetëm kur je mirë ti sot por kur mendon e punon për vendin tënd pandërprerë…sot dhe mot”.
Exit mobile version