9 raste të reja janë regjistruar këtë vit më HIV/AIDS në qarkun e Elbasanit, ndërsa të infektuar në total llogariten 124 raste.
Siç raporton MCN, sa i përket statistikave, pjesa më e madhe e të prekurve me HIV/AIDS janë meshkuj dhe më pak femra.
Sipas përgjegjëses së këtij shërbimi në Elbasan Elena Bibaja grup-mosha më e prekur është ajo 35-45 vjeç, ndërsa katër raste i takojnë moshës minorene.
Kryesisht rrugët e transmetimit janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Por tek të rinjtë vitet e fundit vihet re se mënyra më e shpeshtë e infektimit ndodh prej përdorimit të shiringave të njëjta gjatë injektimit të lëndëve narkotike.
Aktivitete sensibilizuese u shënuan në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, në Elbasan, të cilat kanë qëllim informimin për mbrojtjen nga sëmundja e cila kryesisht transmetohen nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.