Rekursi në Gjykatën e Lartë/ Basha: Tërheqja e ish-përfaqësuesve është çështje politike, ka zero efekt ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, në një intervistë për Euronerws Albania, foli për çështjen e vulës dhe logos në Gjykatën e Lartë ku ish-përfaqësues të grupimit që ai drejton pretenduan para disa ditësh se ishin tërhequr nga rekursi.

Basha tha se veprimi i tyre është çështje politike dhe ka zero efekt ligjor, pasi komunikimin me Gjykatën e Lartë bëhet prej tij si kryetar i Demokratëve Euroatlantikë. Ai më tej tha se të tjetër që bënë tërheqjen nuk bëjnë më pjesë e këtij formacioni politik, madje kanë krijuar parti më vete dhe kanë interesat e tyre politike.

“Është një çështje politike, nuk është një çështje ligjore. Por sa i takon elementit ligjor mund t’ju them që nuk ka asnjë efekt. Ka zero efekt. Dhe mund t’ju them që komunikimi zyrtar me Gjykatën e Lartë prej kohësh vazhdon nga ana ime si kretar i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë. Dhe si pala e interesuar për legjimitetin dhe për përfundimin sipas ligjit të konteksti ligjor. Madje komunikimi i fundit me gjykatën është rreth datës 19 apo 21 shkurt dhe është bërë në titullin tim. Sepse dihet që të tjerët që bënë tërheqjen prej kohësh, nuk bëjnë pjesë më në këtë formacion politik. Madje kanë krijuar një formacion të tyrin dhe kanë interesat e tyre politike” – tha Basha.

Artikulli paraprakUrimi i veçantë i Bashës për “7 Marsin”, poston foton me mësuesen e tij kujdestare: Shoqëria jonë u ka një borxh të madh arsimtarëve, meritojnë paga më të larta dhe kushte më të mira
Artikulli tjetër“SHBA nuk është tërhequr nga SPAK”: Basha citon mesazhin e zyrtarit amerikan: Qëndrimet në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, janë angazhime parimore të cilat nuk ndryshojnë