Koduzi: Ja e vërteta e treguar nga mjekët e Infektivit. Antivirali mungon në spital, njerëzit e blejnë vetë

“Remdesiviri u ble 3 mijë euro 6 flakonë”, Gazment Koduzi: Ja e vërteta e treguar nga mjekët e Infektivit. Antivirali mungon në spital, njerëzit e blejnë vetë

Është për të ardhur keq që shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin, që duhet të ishte falas në spital. Në foto dëshmia e mjekut të infektiviti, Dr.Renato Osmënaj. 👇

123549685 414725166352993 4778216881107742132 n

Artikulli paraprakPaketa e trajtimit të pacientëve me COVID në shtëpi kushton mesatarisht 500 mijë lekë të vjetra. Qytetarët nuk e përballojnë dot…
Artikulli tjetërKapja e 2.6 ton lëndë narkotike në Mal të Zi, Alibeaj: Kaloi nëpër territorin shqiptar, ngjarja u mbajt e fshehur