Rëndohet gjendja shëndetësore e Ramës, ambulancat në Dhërmi

Në vilën qeveritare në Dhërmi ku po pushon Kryeministri Edi Rama ka pasur dje raportime për lëvizje të shpeshta të autoambulancave. Njoftimet në portalet informative kanë qenë për një gjendje jo të mirë shëndetësore të kreut të qeverisë. “Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë dikujt brenda vilës ku po pushon Edi Rama”, shkruante “Opinion.al”.
Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se kanë parë lëvizje shumë të shqetësuara të stafit të Kryeministrit. Ambulanca është larguar dhe është rikthyer sërish më vonë duke lënë të kuptohet për lëvizje të shpeshta të stafit mjekësor të Ramës.
Vetëm pas disa orësh kreu i qeverisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke u shprehur se ishte i indinjuar me lajmin e nxjerrë nga portalet informative. Në vilën qeveritare në Dhërmi po pushon prej ditësh familja kryeministrore, si dhe lobisti britanik, Toni Bler.

Exit mobile version