Basha: Shqipëria meriton rend dhe siguri, krimi do të shtypet

Dy grabitje biznesesh sot në zemër të vendit dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës janë kambanat e alarmit që bien papushim e çdo ditë për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bërë me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë. Ndërkohë pa kaluar gjatë raportohet një skandal tjetër i rëndë në Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur faqe policisë një shtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë. Lajm tronditës vrasja e një 17-vjeçari e përdhosja e trupit të tij. Të plagosur rëndë nga aksidenti në Librazhd e një i vdekur në Shkodër nga përplasja me makinë, çka e çon mbi 20 numrin e jetëve të humbura në rrugë për dy javët e fundit. Ky është shpartallim total i çdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar është qeveria. I dorëhequr de fakto është Kryeministri. Ai prej kohësh nuk ka më prioritet qytetarët, por ruajtjen e arave me drogë. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e taksës 30 për qind për çdo rrënjë është detyra e vetme që i ka lënë kryeqehajait të tij narkoman. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë fatkeqësi. Shqipëria meriton rend e siguri.
Dhe ne do t’ja japim. Krimi do të shtypet. Politikanët e lidhur me të do të kenë të njëjtin fat. ‪#‎Shqipëria‬ më mirë pa Edi Ramën.

Exit mobile version