Replika e Neymar: Nuk jam qaraman

Botërori “Rusi 2018” për Brazilin dhe sidomos për sulmuesin Neymar ka qenë një zhgënjim. Sulmuesi i PSG-së ka përfunduar në qendër të kritikave për rrëzimet e shpeshta në fushë, që sipas tij nuk janë aspak justifikim, por si pasojë e goditjeve që merrte nga rivalët. “Mua më pëlqen të dribloj rivalët, të argëtohem, pa harruar që objektivi im është të shënoj sa më shumë gola. Të rrëzohem dhe të bëj qaramanin nuk është në stilin tim. Nuk pres që rivalëte të hapin rrugën dhe unë të realizoj gol. Është normale që për të më ndaluar shpesh përdorin forcën dhe detyrohen të më rrëzojnë”, tha Neymar për shtypin brazilian.
Edhe një herë tjetër sulmuesi brazilian shfryn ndaj atyre që e kanë kritikuar dhe e kanë cilësuar si simulues në fushën e lojës, duke mos dhënë atë që pritej me kombëtaren në Botëror. “Ju mendoni se më pëlqen të rrëzohem vazhdimisht në tokë sa herë që bëjnë faull ndaj meje. Mos thoni idiotësira, e vërteta është se më kanë masakruar nga këmbët. Pas çdo ndeshje të luajtur jam detyruar të mbaj akullin 4-5 orë në këmbë për të lehtësuar dhimbjen nga goditjet që marr. Ata që flasin kështu nuk kanë luajtur kurrë futboll dhe nuk e kuptojnë këtë gjë. Gjithsesi, për mua kjo nuk është problem, jam mësuar dhe më karikon më shumë“, tha Neymar.

Exit mobile version