Zbulohet skandali! Drejtori i Transportit në Tiranë ka qenë ngelës në shkollë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar sot një mesazh të një emigrant, i cili thotë se drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Tiranë, Arnis Hoxha, ka qenë një ngelës në shkollë.
Në mesazh thuhet se ”Hoxha ishte njeri nga ata që e la shkollën, pra ngeli që në vit të parë në më shumë se 9 provime, (12 ishin total). Mirëpo z. Hoxha ishte nje aktivist i PS dhe ja ku është sot, madje drejtor”.
“Përshëndetje Doktor.
Kam pak vite që jam larguar nga Shqipëria dhe me të. Pata fatin që gjeta punë jashtë dhe jam super i vlerësuar. Marr shkas nga nje postim në Fb i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Tiranë dhe shoh “drejtor rajonal z. Arnis Hoxha”.
Nuk kam asgjë personale me z. Hoxha. Z Hoxha ishte njeri nga ata që e la shkollën, pra ngeli që në vit të parë në më shumë se 9 provime, (12 ishin total). Mirëpo z. Hoxha ishte nje aktivist i PS dhe ja ku është sot, madje drejtor.
Që të jesh drejtor, duhet të paktën ta kesh mbaruar inxhinjerinë mekanike qoftë edhe me 5.
Po pse, kjo është Rilindja jonë dhe Shqipëria që duam?!
Të gjithë ne që e dimë këtë çështje jemi tejet të indinjuar, pasi ka djem që kanë mbaruar me rezultate tepër të mira e ti më bën drejtor një që ngeli që në vit të parë. Ky është kryeministri i fasadave. Turp! Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Exit mobile version