Reportazhi i RAI3 për rritjen e sasisë së kanabisit, Mustafaj: Reagimi i Ramës, poshtërues!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, teksa komentoi reportazhin e RAI 3 lidhur me rrijen e sasisë së Kanabisit në Shqipëri, u shpreh se, televizioni shtetëror Italian shqetësohet për vendin e tij.

Sipas tij, në Itali shkojnë sasitë e mëdha të drogës dhe se informacionet e RAI3 ishin nga një raport i Guardia di Finanza.

Po ashtu shton se reagimi institucional shqiptar ishte i pandjeshëm dhe poshtërues.
”RAI 3 tha se është rritur 1200% prodhimi i kanabisit. Tha se të dhënat ishin nga një raport i Guardia di Finanza dhe jo nga kazani i Tiranës siç i pëlqen Ramës. Reagimi institucional shqiptar ishte jo vetëm i pandjeshëm por edhe poshtërues.

Çka e detyroi RAI 3 të vijonte reagimin dhe të merrte policë shqiptarë, katër të tillë si Dritan Zaganin dhe një polic tjetër nga Kukësi azilant në Zvicër. Ata treguan se donin ta luftonin kriminalitetin, dhe kur kishin vendosur ta çonin para drejtësisë ishin nga dy anë presion, nga krimi dhe nga shteti. RAI 3 ka hallin e Italisë. Droga shkon në Itali dhe s’mund ta luftojë pa u luftuar në Shqipëri”, u shpreh Mustafaj.

Sipas një raporti të publikuar nga televizioni Rai 3 kultivimi i kanabisit në Shqipëri këtë vit është rritur ndjeshëm. Media italiane i referohet fotove të siguruara nga policia gjatë një aksioni kontrolli me helikopter, ku shfaqen parcela të mbjella me bime narkotike në zona malore.

Referuar këtij raporti të policisë theksohet se krahasuar me një vit më parë, kultivimi i kanabisit është rritur me 1200%. Ndryshe nga sa u deklarua nga policia shqiptare në vitin 2014, për eliminimin të çdo parcele, realiteti flet ndryshe theksohet në materialin e publikuar nga Rai3.

Madje theksohet se fara e kanabisit është siguruar nga Vietnami, por duke u përshtatur gjenetikisht për të pasur një rezultat të lartë prodhimi. Prokurori i Lecce, Giaccomo Cataldi thotë se mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më shumë dhe po dominon në trafikun e kokainës në rajon.

Exit mobile version