Reporterët pa Kufinj denoncojnë Ramën

Reporterët pa Kufij (RSF) denoncon Kryeministrin Rama, i cili, gjatë një konference të OSBE-së, sulmoi mediat dhe njerëzit e medias duke i krahasuar ata me nazistët, terroristët dhe pedofilët.

Pas europarlamentarëve, edhe RSF denoncon, gjithashtu, kthimin në Kuvend të draft ligjit të medias, të hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias, BE dhe organizatat ndërkombëtare si cënim i lirisë së medias.

Liria e medias, liria e fjalës janë të rrezikuara në Shqipëri. Pa të drejtën e fjalës, pa të drejtën për të shprehur lirisht mendimet nuk mund të ketë liri politike dhe civile. Ndaj ne duhet t’i bëjmë ballë të gjitha përpjekjeve kundër lirisë sonë.

Artikulli paraprakQeveria mban mbyllur godinën e re për shkollat e Sarandës, Eco Kampus. Ina Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët
Artikulli tjetërVokshi: Kontrolli shpëton jetë