Reshjet e dendura të shiut përmbytin Malësinë e Madhe! Dalin përrenjtë, dëmtohen biznese dhe banesa

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në territorin e bashkisë Malësi e Madhe.

Ato kanë shkaktuar dalje të përrenjëve dhe bllokim të kolektorëve. Dëme të shumta ka patur në disa banesa dhe biznese, ku sipas të dhënave të emergjencave civile janë 20 shtëpi të përmbytura në katet e para.

Probleme ka patur edhe me qarkullimin prej orëve të para të mëngjesit, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë fshatra.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati i perrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese. Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi. Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version