SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të Malltezit

SPAK do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e la Jamarbër Malltezin në arrest shtëpie.

Kujtojmë se dje Apeli liroi nga burgu Jamarbër Malltezin dhe la në fuqi masën detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjyqtarja argumentoi për dhënien e vendimit se Malltezi nuk mund të prishë provat dhe nuk ka rrezik të largohet jashtë vendit.

Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

SPAK thotë se ai ka përfituar 5.4 milionë Euro gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërsa ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv. Nën hetim për këtë rast është edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Exit mobile version