“Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha”, Basha: Me votë ju thanë që jemi mirë me këtë qeveri të korruptuar

Në një deklaratë për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha. Vota kundër hapjes së listave të hapura, sipas Bashës, thane që jemi mire me këtë qeveri të korruptuar, që vjedh fondet e BE, fondet e shëndetësisë, me PPP-të dhe koncesionet korruptive, me afera 3D dhe 5D.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, sepse tashmë panë sesi u shkrinë në një parti të vetme, vetëm për të mbrojtur interesat e tyre dhe të karrigeve të tyre, duke u tallur me qytetarët që kërkonin një Reformë Zgjedhore të vërtetë.

Një revoltë e përligjur, sepse ndonëse vija ndarëse ishte për listat e hapura, vota e kamikazëvë të kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të shpallur non grata për korrupsion, ishte një votë që ju tha shqiptarëve që përpara hallit tuaja, jemi këtu për të zgjidhur hallin e karriges tonë.

Nuk ishte një votë thjeshtë kundër hapjes së listave, por një votë për të thënë që jemi mirë kështu.
Jemi mirë me një qeveri të korruptuar që vjedh zgjedhjet.
Jemi mirë me një qeveri që vjedh fondet e BE-së për fermerët.
Jemi mirë me një qeveri që vjedh fondet e shëndetësisë, e që shëndetësinë falas e ka kthyer në vdekje me pagesë.
Ju thanë shqiptarëve që jemi mirë me një qeveri që premton çdo vit legalizime falas, por shtyn vit pas viti hallin e shqiptarëve me pronat.
Ju thanë shqiptarëve që jemi mirë me një qeveri që fut krimelët në parlament e bashki, ndërkohë që bashkë me të amnistojnë të korruptuarit.
Ju thanë se jemi mirë me PPP-të dhe koncesionet korruptive.
Ju thanë se jemi mirë me vjedhjet në 5d dhe propagandën në 3D të Ramës dhe Veliaj, nga të cilët marrin lejet për kullat me të cilat pastrojnë paratë e korrupsionit dhe krimit.

E pra të dashur qytetarë, ju thanë jemi mirë me Edi Ramën, sepse dje nuk votuan për ju, por votuan për veten e tyre.

Një Pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng, dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë.

Exit mobile version