Revolta/ Shpërthejnë protestat në të gjithë vendin!

Prej disa ditësh Shqipëria është e gjitha në protestë, kundër rritjes së taksave, varfërisë, çmimit të naftës, mungesës së drejtësisë, krimit dhe korrupsionit në vend.
Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës si dhe kundër thellimit të varfërisë në vend.
‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, kjo është motoja e protestës së të gjithë shqiptarëve sot. Ashtu si para 30 viteve, edhe sot studentët dhe shqiptarët protestojnë për një Shqipëri të lirë dhe Europiane…

Shkdodra në portestpër uljen e çmimit të karburantit
Banoret e Shkodrës, njërit nga qarqet më të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunesinë më të lartë në vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi kanë hyrë në ditën e 4-të të protestës së tyre.
Ata po protestojnë në hyrje të qytetit.
Protestuesit kerkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.

Protestë edhe në Lezhë
Sot qytetarët e Lezhës protestuan për çmimin e naftës, për mungesën e investimeve por sigurisht edhe për studentët.

Fier, banorët në protestyë për dëmshpërblimet e By-pass-it
Bllokohen punimet e By-pass-it të Fierit. Banorë të zonës dhe përfaqësues të firmave nënkontraktore kanë protestuar sërish sot duke kërkuar dëmshpërblimet e tokës se prekur nga ndërtimi.
Fillimisht protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, Fier- Seman, nga ku kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po zgjat prej kohësh.
Më pas, së bashku ata kanë shkuar në zonën ku aktualisht është duke u punuar nga kontraktorët e ri të këtij by-passi. Me thirrjet “Duam paratë tona”, protestuesit kanë bllokuar për rreth një orë punimet, duke thënë se protesta e tyre nuk është politike.
Në mbështetje të protestuese ka qenë edhe deputeti i partisë demokratike, njëherësh kryetar i PD në Fier Luan Baçi i cili ka theksuar se kjo nuk është një protestë e organizuar nga PD, si përgjigje për kryeministrin Rama.
Banorët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimi i by-passit kanë protestuar edhe më parë, ndërkohë që për të disatën herë janë rikthyer në protesta edhe firmat nënkontraktore të italianes Serenissima, e cila la në mes punimet, duke u lënë një barrë të konsiderueshme financiare firmave që punuan për të.

Minatorët e Bulqizës
Minatorët e Bulqizës janë ngritur sot sërish në protestë. Ata i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, si dhe për dijeni kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të së cilës kërkojnë plotëismin e kërkesave të tyre.
Prej ditësh në protesta, minatorët në kufijtë e dëshpërimit, shprehen se sot më tepër se kurrë e jeta dhe shëndeti i tyre është në rrezik, ndërsa paraqesin një listë me 6 kërkesa për t’u plotësuar. “Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, të zhytur në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk vlen asgjë, të zhytur në mjerim dhe pa asnjë perspektivë, ku shpesh herë na është premtuar nga të gjitha qeveritë që kushtet tona të punës do të ndryshojnë, ku gjendja jone ekonomike do të përmirësohet, sot më tepër se kurrë e shikojmë se jeta dhe shëndeti ynë është në rrezik”, thuhet në letrën e tyre.
“Të detyruar të ngremë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:
1. Të miratohet statusi i minatorit;
2. Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
3. Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
4. Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
5. Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
6. Të përmirësohen kushtet e punës”.

48371133 1914526315522066 2922070593127841792 n

 

Exit mobile version