Revoltë në Vlorë, banorët i vërsulen Gjiknurit dhe Lelit

Një revoltë ka shpërthyer sot në Orikum të Vlorës. Banorët kanë shpërthyer në akuza ndaj ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe kryetarit të Bashksië së Vlorës, Dritan Leli. Ish-Kryeministri Berisha publikon një video, ku sipas tij banorët e Orikumit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Dritan Leli.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me mungesën infrastrukturës në vigjilje të sezonit turistik.
“Hajdutëve me pushtet nuk do kush t’u shohë surratin!
Ja çfarë i bëjnë qytetarët e Orikumit në ndëgjesë famozit Damjan Gjiknuri dhe Dritzi Lelit.
Nderim për qytetaret e Orikumit për qëndrimin e tyre të guximshëm e dinjitoz!”, shkruan Berisha.
Në video duket qartë se si banorët i vërsulen Gjiknurit dhe Dritan Lelit duke i cilësuar mashtrues.

Exit mobile version