Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Korçës para strukturave, ripërsëriti qëndrimin e palëkundur për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK.
Duke iu referuar rikthimit të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, Basha tha se kryeministri që bërtiste me të madhe “i tërhoqi ushatërt Amerika nga SPAK” dhe dy protagonistët e tjerë, e morën sërish lajmin nga SHBA.
Më tej ai citoi sërish mesazhin që mori gjatë vizitës së fundit në SHBA nga drejtues të lartë në administratën e Trump, duke thënë se “gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje”. Sipas Bashës, SHBA, BE, Britania e Madhe, Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik janë shumicë absolute në mbështetje totale të SPAK-ut dhe drejtësisë.
“Me mbështetje të palëkundur për luftën kundër korrupsionit, SPAK. “I tërhoqi ushtarët Amerika” – tha, e mbani mend apo jo? E tha me një gëzim të madh, “i tërhoqi ushatërt Amerika”. Sot të dy protagonistët, se i treti është tek vendi te 313 është, kanë marrë lajme nga Amerika. Kanë marrë habere. Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje. E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë” – u shpreh Basha.