Ristani: Tahiri nervoz sot sepse humbi 11 tonë drogë në Vlorë?!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaroi dje se Tahiri është shfaqur nervoz në deklaratat e tij para mediave për shkak se ka humbur 11 tonë drogë në Vlorë. Ristani shprehet në reagimin e tij se, ky nervozizëm i Tahirit buron nga humbja e ministrit në “bursën e kanabisit” të 11 tonëve sot në Vlorë.
“Pse është kaq nervoz sot Saimir Tahiri? Pse gjen armiq kudo nga hedh sytë? Përveç opozitës, tani sulmon dhe median dhe Prokurorinë. Ç’ka ndodhur vallë? Mos ka humbur shumë pikë në bursën e kanabisit? Mos ka humbur 11 tonë drogë?”, shtron pyetje Ristani.
Më tej, Ristani shkruan: Mos vallë janë Habilajt e tij, pas kësaj ngarkese rekord të kapur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?
“A ka hallin se i ikën miliona euro ku ka hisen e vet apo laku po ngushtohet dhe kostoja mund të jetë edhe më e madhe? Hetimi vazhdon dhe kushedi çdo të dalë në dritë. Gjithsesi armiqtë që sajon nuk e ndihmojnë të dalë në breg”, përfundon Ristani.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk tha asnjë fjalë dje në daljen para mediave për 10 tonë kanabisin e sekuestruar në Vlorës. Tahiri shigjetoi Prokurorinë, madje edhe median, duke i rreshtuar ato në aksin e së keqes, ndërkohë që të dhënat tregojnë se është policia e drejtuar prej tij, që jo vetëm është rreshtuar me trafikantët e drogës, por edhe i ruan ato nga organet e tjera të zbatimit të ligjit.

Exit mobile version