Kandidati i PD për Tiranë, z. Roland Bejko ka vijuar takimet me demokratët e kryeqytetit në kuadrin e hapjes së fushatës elektorale. Kësaj here ai gjend mes demokratëve të Njësisë 10, ku u shpreh se një PD pa non grata është garanci e fitores mbi oligarkinë. Z.Bejko u shpreh se takimet do te vazhdojne çdo dite, në cdo lagje të Tiranës, për te bindur qytetarët të votojnë PD si e vetmja alternativë pro demokracisë dhe tē ardhmes euro-atlantike. Më poshtë statusi i tij në rrjete sociale:
Hapjen e fushatës vendosëm ta zhvillonim me demokratët në degën 10! Me demokratët folëm hapur për programin tonë për 14 Majin dhe për rolin, që ne kemi për të siguruar në një ardhme euroatlantike për Partinë Demokratike, jashtë kontrollit të “non gratave”. Kjo është një detyrë e çdo demokrati të ndershëm, që ka ndjekur gjithmonë parimet e djathta dhe jo njerëz të caktuar, që kanë halle personale. Ne do të vijojmë takimet intensive në çdo degë, në çdo lagje dhe rrugë të Tiranës, kundër kësaj oligarkie ekonomike dhe politike, që i ka zënë frymën Tiranës! ✌️✌️✌️ #VotoRolandBejko #FrymemarrjeperTiranen #FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD