Gazetari Roland Qafoku tha se qëndrimi që ka mbajtur ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, në përballjen me SPAK është një qëndrim shumë korrekt.
Qafoku tha se çdo politikan do duhet të mbante një qendrim të tillë në përballjen me SPAK, pasi apelimi dhe mos paraqitja përballë organit të akuzës, nuk janë sjellje që e nderojnë një politikan.
“Kur ilir Beqja thotë unë do jap dorëheqjen, përballem me drejtësinë dhe nuk bëj apelim, ky është standardi më i mirë që duhet të bëjë çdo politikan nëse e thërret SPAK-u dhe ka probleme me drejtësinë. çështje që janë me drejtësinë dhe thonë unë nuk shkoj në SPAK, janë pirueta që një politikan nuk e nderojnë.
Qendrimi i Ilir Beqajt, pavarësisht se çfarë mund të ketë akuza, unë e përshëndes qëndrimin që ai ka mbajtur dje duke u dorëzuar në SPAK, duke u vënë përballë drejtësisë duke respektuar vendimin.
Ai ka mbajtur një qëndrim korrekt të një politikani shumë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ai është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës”,-tha Roland Qafoku për Euronews Albania.