Roli i Bashës në procesin e negociatave dhe telefonata e Merkel

Seancat e Kuvendit me miell dhe vezë, a nuk duket sikur opozita po bëhet pengesë për negociatat zoti Berisha?
Berisha: Opozita ka dhënë kontribut historik, ndoshta sa asnjë opozitë tjetër.
Kontributi më konkret?
Berisha: U përball me krimin në Parlment, ligji i dekriminalizimit, reforma që opozita shpëtoi kundër një përpjekje gjigande për t’ja dhënë me kushtetutë Ramës drejtësinë. Opozita e shpëtoi atë dhe kryetari i saj mori telefonata direkte nga Angela Merkel dhe të mëdhenjtë e Europës. Nuk i lejuam vetes të bëjmë raport paralel, përkundrazi kemi lobuar. Opozita kurrë nuk mund të mashtrojë, sepse aty pushon së qëni opozitë.
Ish-ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?
Berisha: Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidaturë zyrtare e qeverisë shqiptare.
Ndaj i munguan urimet dhe komentet e kolegëve të PD?
Berisha: Nuk e di se si mendojnë sepse nuk i kam pyetur. Do kishte qenë ndryshe sikur opozita të ishte pyetur, të kishte dhënë mendim. Nuk besoj se kryetari i opozitës do refuzonte zgjedhjen e saj. Qeveria duhet të pyeste kryetarin e opozitës.
A keni ju një formë zhgënjimi nga të gjitha veprimet e Majlinda Bregut? E keni pasur shumë të afërt?
Berisha: Nuk e konsideroj që ajo ka bërë një gjë që unë të jem zemërthyer ka bërë zgjedhjen e vetë. Secili prej bashkëpunëtorëve të mi ka vlerësimin për të gjithë kohën që kemi bashkëpunuar. Unë jam tërhequr nga drejtimi i PD, por ruaj ato respekte që kam pasur për ta.
E ruani edhe komunikimin?
Berisha: Padiskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit.

Exit mobile version