Ronaldo gati për të luajtur

Real Madridi është trajnuar në “Ciudad Deportiva de Valdebebas” nga ora 11:00, teksa një lajm i mirë ka ardhur për Zidane: Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte stërvitur gjatë gjithë javës me pjesën tjetër të grupit, nga goditja që kishte marrë në finalen e Botërorit të Klubeve, portugezi është kthyer në dinamikën e zakonshme të ekipit dhe do të jetë gati të përballet me Barcelonën, të shtunën. Nëse është 100% apo jo, kjo është diçka e panjohur, por është e sigurt që Zidane do të jetë në gjendje ta përcaktojë atë në formacionin fillestar me Karim Benzema-në.
Zidane i ka të gjithë anëtarët e ekipit të parë të gatshëm, me përjashtim të djalit të tij, portierit Luca Zidane. Njëmbëdhjetëshja e preferuar nga Zidane për “El Classico” duket mjaft e definuar: ajo do të përbëhej nga Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Ronaldo dhe Benzema. Ndërkohë, tifozët do të jenë në gjendje ta shohin çdo lëvizje të Ronaldos dhe Messit, pasi La Ligën ka njoftuar se kamera të veçanta do ta gjurmojnë çdo lëvizje që bëjnë këto dy superyje. “Dy kamera do t’i fokusojnë nga afër sulmuesin portugez dhe atë argjentinas, duke ua mundësuar adhurueseve të shohin çdo lëvizje që bëjnë ata”, ka thënë La Liga në një komunikatë.

Exit mobile version