“Roshi dhe Meta s’janë ndryshimi”, Basha në Shkodër: Alternativa është Koalicioni Euroatlantik që përfaqëson sakrificat njerëzve të ndershëm dhe nuk ka figura të inkriminuara apo të korruptuara

Në takimin që zhvilloi në qytetin e Shkodrës, Lulzim Basha, tha se Koalicioni Euroatlantik është forca që përfaqëson sakrificat dhe vlerat e demokratëve të vërtetë dhe se pa kompromis me të vërtetën dhe të drejtën ky koalicion është angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe më të zhvilluar.

Ai gjithashtu u shpreh se Elvis Roshi dhe Ilir Meta, janë e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej demokratëve që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur.

Basha ftoi qytetarët të mbështesin kandidatët e Koalicionit Euroatlantik numri 4 në listën e hapur, pasi nuk përfshin figura të inkriminuara ose të korruptuara, siç ndodh në raste të tjera, ku kandidatët janë caktuar nga interesa të ngushta ose lidhje korruptive. Ai nënvizoi se koalicioni nuk mbështetet në kandidatë që shohin politikën si një mundësi për t’u pasuruar, por si një mundësi për të shërbyer dhe për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Elvis Roshi dhe Ilir Meta, kjo është e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej atyre që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur. Atyre si shumë të tjerëve që kanë reflektuar ju them, demokratët e sakrificave programin e demokratëve, sakrificën e demokratëve e gjeni të mishëruar pa kompromis me të vërtetën, pa kompromis me të drejtën, tek Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek kandidatët tanë. Cilindo që të votoni, çdo votë do të shkojë për Koalicionin euroatlantik, asnjë votë nuk shkon dëm dhe të gjitha bashkë do të prodhojnë deputetët e ardhshëm në bazë të meritës e të besimit të qytetarëve. Ata që do të kenë më shumë vota, ata do t’u përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, do përfaqësojnë Shkodrën, do përfaqësojnë Malësinë e Madhe, do përfaqësojnë Pukën dhe Fushë Arrëzin, Vaun e Dejës dhe gjithë grupet e interesit që janë në qendër të programit tonë. Nuk ka lojëra, nuk ka listë të mbyllur, është fiktive, kanë dhënë dorëheqje, dhe nuk ka vezë Qyqesh. Ne nuk kemi kandidatë që i ka caktuar Benet Beci, kandidat të përbashkët siç është ai kryetari i përbashkët i interesave korruptive. Ne nuk kemi kandidatë të inkriminuar. Ne nuk kemi kandidatë të korruptuar, ne nuk kemi njerëz që e shohin politikën si biznes për t’u pasuruar apo si streh nga drejtësia. Edhe kaq do të ishte për të orientuar votën e të gjithë atyre që janë zhgënjyer e ndihen të tradhëtuar tëk Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek gjithësecili pej kandidatëve tanë që zgjidhni t’i besoni mbrojtjen dhe promovimin e interesave tuaja” – u shpreh Basha.

Exit mobile version