Rozana Radi i bashkohet artistëve tek TK: Këtu kam shpirtin e babait, kam ardhur të mbroj…

Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja Rozana Radi iu bashkua aktivistëve dhe artistëve të Teatrit Kombëtar pasi është kundër shembjes. Nga sheshi i teatrit i bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen për të dalë në mbrojtje të Teatrit pasi e konsideron si një godinë që ka histori personale.

Rozana tregoi se ka një lidhje të fortë me të pasi e kujton si vendin ku ka luajtur babai i saj.

“Ata që po na ndjekin do të ishte mirë që të na bashkoheshin. Jam rritur këtë dhe mbaj mend këto plepat me emrat e aktorëve këtu. Debati i Teatrin ka nisur këtu e 20 vite më parë. Unë kam mbaruar vetë si aktore dhe e kam kënaqësi që të ngjitem në këtë skenë, pavarësisht situatës. Kam ardhur të mbroj muret dhe historinë e Teatrit, është historia jonë, na përfaqëson.

Dhe të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Këtu në Teatër kam shpirtin e babait tim, shpirtin e të gjithë artistëve që të paktën të mos u tundim themelet ku janë në një botë tjetër. Ashtu sikurse na duartrokisni, nuk duhet të na doni vetëm ku ju japim kënaqësi, por duhet të ishte mirë të bëheshit me artistët kur janë në vështirësi. Prandaj ju bëj thirrje për të gjithë popullit dhe artdashësit dhe t’i ndihmojë artistët me shpirt të madh, duhet të mblidhemi këtu në këto ditë të vështira”, tha Rozana.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e ECPMF: Rama i trajton mediat si armik i popullit, liria e tyre, e rrezikuar
Artikulli tjetërGreqia hap plazhet, njerëzit vërshojnë në bregdet