Rradhë të gjata te Dispanceria, qytetarët presin me orë të tëra për një skaner në mushkri

Rradhë të gjata tek Dispanceria në Tiranë. Qytetarë të shumtë presin me orë të tëra për një skaner në mushkri dhe kjo ndodh për çditë.

Në foton që po publikojmë shikohet se si qytetarët presin që t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkrive.

Një vizitë në klinikat private kushton 20 mijë lekë të vjetra, por duket se kjo tarifë është e papërballueshme për ta.

Për të nisur mjekimin kundër Covid-19, pacientët që trajtohen në shtëpi u kërkohet minimalisht të bëjnë një grafi të mushkërive në rastin më të mirë, pasi shpesh u kërkohet skaner, që kushton jo pak.

Në shërbimin publik, skaneri bëhet vetëm në QSUT. Por, qytetarët mund të shkojnë për këtë shërbim në ambientet e saj spitalore vetëm nëpërmjet 127. Kësisoj, ata orientohen pranë Dispancerisë duke pritur në radhë me orë të tëra, shpesh herë pa respektuar distancën si masë mbrojtëse kundër Covid-19.

Artikulli paraprakSkandal! Lirohet me kërkesë të Prokurorisë infermierja që i vodhi paratë dhe kartën e bankës pacientit të vdekur nga Covid-19
Artikulli tjetërPërmbytjet në Shkodër, Oboti prej një muaji i izoluar, mungon uji i pijshëm