Dëshmi tronditëse për masakrat në kampin e Tepelenës: “Si i lidhën dy fëmijët e mitur tek shtylla”

Dy ish-të përndjekur politikë kanë dhënë dje në emisionin “Opinion” dëshmi tronditëse të jetës së tyre në kampin e Tepelenës.
Sokol Mirakaj dhe Fatbardha Saraçi kanë treguar se si torturave dhe vuajtjeve të regjimit nuk iu shpëtonin as fëmijët 2-vjeçarë.
Fatbardha Saraçi tregoi për një grua burrneshë, siç i thonë andej nga zonat e veriut të Shqipërisë.
Ajo është historia e Drane Jakjas, nënës që kur mori lajmin se do të kthehej në vendin e saj, e ka zhvarrosur femijen e vogel dhe nje muaj te tere, trupin e paprishur te tij e ka mbajtur prane vetes per ta varrosur me pas ne Nikaj -Mertur .
“E ka dezinfektuar me alkool, dhe e ka mbajtur aty ku jetonte vete”, tregon Fatbardha Saraci, e cila ka mbledhur rrëfimet e grave të denuara në një libër.
“Drane Jakja tu gërmue me mjete rrethanore e gishtat e saj të përgjakur e nxori djalin e varrosur para tre muajsh. E mbshtolli djalin fytyrë paprishun me çarçafë të bardhë të bamun katrash dhe rikthehet në kamp”, ka treguar ajo.

Nga ana tjetër Sokol Mirakaj tregon se në darkë, njerëzit në kamp, rreshtoheshin për të zënë radhën për te soba, për të pjekur lendet që të shuanin sadopak urinë e për të tharë rrobat nga shiu, që i kishte zënë në punë në mal.
”Uria kishte pushtuar gjithë kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë, kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë mollë, mbasi hëngrën mirë, u kthyen për t’u futur në kamp, ndërkohë i pa kapteri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtyllë, që ishte afër çezmës. Të dy fëmijët e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci të moshës 9 vjeç.
Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke u dhënë kurajë: “Mos kini frikë, se ja ku jemi!”.
Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i morën familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo ditë dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët”, tregoi Mirakaj.

Exit mobile version